KAKAVIJË-Një sasi prej 39 kilogramë kanabis është sekuestruar ditën e djeshme në Kakavijë, ndërsa tre personat që po transportonin lëndën narkotike kanë arritur të largohen.
Punonjësit e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër mbi fshatin Kakavijë, në rrugën drejt liqenit të këtij fshati kanë konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy çanta shpine ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar.
Por të tre shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.
[gallery]22751[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO