Kalaja e Rozafës i nënshtrohet procesit të restaurimit
TIRANË, 24 Nëntor /ATSH/.- “Kalaja e Rozafës, si objekt me përmasa të mëdha dhe mure të larta, me prejardhje shumëshekullore, kërkon një ndërhyrje dhe mirëmbajtje të vazhdueshme për të siguruar qëndrueshmërinë e saj dhe evidentimin e vlerave që ndodhen brenda territorit të saj”. Është ky apeli i Drejtorisë Rajonale të Kultuës Kombëtare Shkodër, e cila […]
/ATSH/.- "Kalaja e Rozafës, si objekt me përmasa të mëdha dhe mure të larta, me prejardhje shumëshekullore, kërkon një ndërhyrje dhe mirëmbajtje të vazhdueshme për të siguruar qëndrueshmërinë e saj dhe evidentimin e vlerave që ndodhen brenda territorit të saj".
Është ky apeli i Drejtorisë Rajonale të Kultuës Kombëtare Shkodër, e cila njofton gjithashtu se këto ditë DRKK Shkodër ka filluar të zbatojë projektin e restaurimit dhe konsolidimit të mureve rrethuese të kalasë, dhe më konkretisht në muret perëndimore dhe lindore.
DRKK -Shkodër sqron gjithashtu se gjatë procesit, do të preket edhe një pjesë e murit verior.
Ndërhyrjet në kala do të konsistojnë kryesisht në plotësime të vogla të faqeve të brendshme dhe të jashtme të mureve rrethues.
Nga ana e jashtme e mureve të kalasë do të realizohet edhe heqja e vegjetacionit në mënyrë mekanike dhe më pas duke e trajtuar me pesticide, ndërsa pas heqjes së vegjetacionit do të bëhet mbushja e murit dhe fugatimi i plotë i tij.
Kalaja e Rozafës ndodhet në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ajo dominon mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, ndërmjet lumenjve Drin dhe Buna.
Kalaja ka një pozitë gjeografike strategjike, pasi kontrollon jo vetëm fushën përreth dhe hyrjen në qytetin e Shkodrës, por edhe kalimin në thellësi të Ballkanit.
Kalaja e Rozafës është një nga objektet historike dhe fortifikuese më të mëdha në vendin tonë, duke i patur të ruajtura mirë muret rrethuese, kjo kala përfaqëson një nga fortifikimet më të plota në Shqipëri.
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
27.9%
-
Jo
67.2%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 7385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Trafik i rënduar në Bypassin e Vlorës! Radhë kilometrike automjetesh
17 Gusht, 22:55
-
Nuk fshihen më, Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T
17 Gusht, 22:36
-
‘Dhurata’ e pabesueshme e Musk për liderin çeçen, një Tesla Cybertruck e blinduar dhe me mitraloz! Kadyrov: Do ta përdorim në Kiev (VIDEO)
17 Gusht, 22:29
-
Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure
17 Gusht, 22:02
-
Do të bënin çdo gjë për pak ‘famë’, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që ‘vdesin’ për vëmendje
17 Gusht, 21:56
-
Shndrite n’Shirokë’, nis edicioni i parë i festivalit të dritave
17 Gusht, 21:33
-
VIDEO/ Pas të nxehtit përvëlues, Fieri ‘freskohet’ nga reshjet e shiut
17 Gusht, 21:21
-
Penallti në shtesë, Genoa ndal Interin kampion që në javën e parë! Në Francë ka panik, ndeshja ndërpritet për 25 minuta
17 Gusht, 20:50
-
Ndahet nga jeta Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës
17 Gusht, 20:48
-
Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë
17 Gusht, 20:35
-
Lufta në Ukrainë/ Washington Post: Sulmi në Kursk shkatërroi negociatat sekrete midis Moskës dhe Kievit në Doha
17 Gusht, 20:24
-
Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)
17 Gusht, 20:03