PD kallëzoi 3 gjyqtarët që urdhëruan rihapje e vrasjeve të 21 janarit! Reagojnë avokatët: S'ka bazë ligjore e bëjnë për presion! Berisha në shtator thirret në SPAK

“Një show’ e quan avokati Idajet Beqiri kallëzimin penal që Adriana Kalaja, bëri dje në emër të Partisë Demokratike për 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë të cilët vendosën që dosja e vrasjes së Aleks Nikës më 21 janar të hetohej nga Prokuroria e Posaçme.

“Samuel Becket do ta kishte zili, në kulmin e absurdit” shkon më tej juristi Arbër Hoxha teksa komenton kallëzimin e kryetares së komisionit të Apelimit të PD-së  ndaj 3 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë; Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. 

Në një intervistë për Report Tv, avokati Idajet Beqiri i cili ka ndjekur dosjen në Gjykatën e Lartë sqaron saktë se çfarë përmbajtje ka rekursi që u pasua nga vendimi i drejtë i Gjykatës së Lartë për t’i kërkuar SPAK të regjistronte procedimin penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin. 

“Nuk mund të bësh kallëzim penal për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që kanë dhënë një vendim të drejtë. Aq më shumë që nuk di ta recitosh atë që të kanë dhënë. Rekursi jonë nuk ishte për kundërshtimin e kompetencës. Rekursi jonë ka qenë me kërkesë të saktë: Regjistro procedimin penal, dhe mu përgjigj ose me vendim mosfillimimi, ose hetoje e pushoje ose çoje në gjyq. Por nuk ke të drejtë një kallëzim penal që unë bëj për subjekte që janë në kompetencë të SPAK dhe me emra konkretë që urdhërdhënësit e vrasjes së 21 janarit është Sali Berisha, Lulzim Basha, Ndrea Prendi dhe organizata kriminale që krijuan për ti bërë këto ekzekutime, SPAK e ka përdetyrë të regjistrojë procedimin penal e të dalë me vendimmarrje. Këtë analizë ka bërë Gjykata e Lartë e cila urdhëroi regjistrimin e procedimit penal se kemi të bëjmë me vendim” thotë Beqiri për Report Tv.

Avokati Arbër Hoxha thotë se fillimi i hetimeve të SPAK ka panikosur Sali Berishën.

“Nuk kemi të bëjmë fare me një kallëzim. Nuk ka bazë ligjore. Nuk mund të kallëzosh penalisht gjyqtarë të gjykatës së Lartë se një vendimmarrje e tyre nuk të pëlqen apo në rastin më të keq të ka panikosur si forcë politike. Në këto kushte SPAK do të gajaset së qeshuri, nga sekretarja tek drejtuesi dhe do të nisë direkt mosfillim. Këto janë cështje të cilat besoj se në ditët e nxehta të gushtit kur nuk ka vëmendje të shtuar mediatike, njerëz të caktuar bëjnë kallëzime të caktuara që formalisht nuk janë kallëzime e ligjërisht jo se jo” thotë ai

Në vazhdim të intervistës për Report Tv, Hoxha argumenton dhe pse kallëzimi i Kalasë është nul.

“Kushdo që nuk i pëlqen një vendimarrje e gjykatës së Lartë që është gjykata supreme e këtij vendi, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Nëse  kjo e rrëzon i drejtohet Gjykatës së Strasburgut dhe këtu përfundon e gjithë saga gjyqësore. Në këto kushte ushtrimi i një kallëzimi penal për disa gjyqtarë apo anëtarë të trupit gjykues se nuk të pëlqen vendimmarrja është në kulmin e absurdit dhe nuk mund të merret as në konsideratë. Por unë jam e bindur se ata do ta vijojnë absurdin e tyre duke vendosur ta ankimojnë vendimin për mosfillim e duke shpresuar për një lloj presioni politik që mund ti bëjnë SPAK e GJKKO-së.

Hoxha shkon më tej duke paralajmëruar Kalanë se me këtë veprim absurd rrezikon dhe të merret vetë ajo në procedim penal

"Ata janë të bindur se ky kallëzim nuk ka bazë ligjore as fakte konkrete. Madje SPAK mund ta marrë Kalanë për kallëzim të rremë, sepse kallëzimi nëse përmban të dhëna që nuk i përshtaten realitetit objektiv patjetër që kushdo që ushtron kallëzim mund të marrë përgjegjësi penale. Pra në rastin më të mirë mund të jetë një mosfillim në rastin më të keq mund të jetë procedim penal për kallëzim të rremë. Pasi të thuash që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë janë të korruptuar minimalisht ke bërë shpifje, maksimalisht ke bërë kallëzim të rremë”

A ngadalëson hetimet e SPAK për 21 janarin ky kallëzim?

“Mbase ky ka qenë qëllimi i tyre por absolutisht nuk ka lidhje dhe as që mund të çohet nëpërmend të pengojë apo zvarrisë procedimin penal që ka nisur sipas urdhrit të Gjykatës së Lartë për 3 subjektet.

Vendimmarrja e Gjykatës së Lartë është për tu përshëndetur. Të tre gjyqtarët janë ngritur në lartësinë e detyrës e kanë bërë shkencë të mirëfilltë juridike në raport me procedurën penale dhe urdhrin që ata I bëjnë SPAK. Për herë të parë Gjykata I kërkon e zeza në të bardhë SPAK të regjistrojë procedimin penal për Sali Berishën, në cilësinë e ish kryeministrit, Lulzim Bashës në cilësinë e ish ministrit të Brendshëm dhe zotit Ndrea Prendi në cilësinë e drejtuesit të gardës së Republikës dhe shikoni zinxhirin e komanduar. Pra Gjykata ka lënë detyra të sakta për SPAK. Me të ardhur vendimi ka nisur procedimin penal. Ka marrë në pyetje Ndrea Prendin, pritet të marrë zotin Basha e zotin Berisha, mbase në fillim të shtatorit kjo ngelet për tu parë' thotë avokati Hoxha. 

Pas vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë i kërkoi SPAK të sqarojë rolin e Bashës, Berishës dhe Prendit. Prokuroria e Posaçme po heton 21 janarin si vrasje shtetërore ndërsa akuzat regjistruara janë shumë të rënda: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për 2 jetë të ndërprera, Faik Myrtajn dhe Ziver Veizin, në mes të bulevardit në demonstratën e 21 janarit, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

1722943883_idajetbeqiri.jpg
 

Foto: Idajet Beqiri

Në një intervistë për Report Tv avokati Idajet Beqiri dhe Arbër Hoxha paralajmërojnë kallëzim penal ndaj Kalasë për atë që e quajnë kallëzim të rremë ndaj 3 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

“Në këtë vend ata që s’kanë haber bëjnë çudira se nuk mbajnë përgjegjësi. Është një shoë që nuk ka asnjë lloj efekti në fushën juridike jo e jo. SPAK sa ta marrë kallëzimin nuk do ta regjistrojë fare por do ta kthejë me një mosfillim duke përdorur argumentin më normal që nuk ndërhyn askush në vendimmarrjen e gjykatave. Argumentet që recitonte Kalaja është absurde, nuk ka lidhje fare me të drejtën penale. Kalaja nuk është juriste është ekonomiste. Nuk përfaqëson një çështje as civile, e as penale.

Nuk të merr kush avokat kur s’ke haber e je zero me xhufkë. Por fatkeqësia jonë është që opozita e mban si eksperte ligjore, prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe sa s’ka burrë nëne që të dalë nga skëterra ku e ka future veten.  Ai është kallëzim penal i rremë. Jam i bindur çdo lloj gjykate prokurorie kur të analizojë deklarimet që ka bërë do e nxjerrë të papërgjegjshëm. Një person I papërgjegjshëm nuk merret as në procedim penal por çohet për tu vizituar"

Hoxha shkon më tej duke paralajmëruar Kalanë se me këtë veprim absurd rrezikon dhe të merret vetë ajo në procedim penal

"SPAK mund ta marrë Kalanë për kallëzim të rremë, sepse kallëzimi nëse përmban të dhëna që nuk i përshtaten realitetit objektiv patjetër që kushdo që ushtron kallëzim mund të marrë përgjegjësi penale. Pra në rastin më të mirë mund të jetë një mosfillim në rastin më të keq mund të jetë procedim penal për kallëzim të rremë. Pasi të thuash që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë janë të korruptuar minimalisht ke bërë shpifje, maksimalisht ke bërë kallëzim të rremë”

S.G/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arlinda: 07/08/2024 08:40

    Ore si ka mundësi që një idjote të mbahet në drejtësi.

    Përgjigju
  • Po mër po: 06/08/2024 17:05

    Sa shtator kanë kalue e një vrimë në ujë çdo shtator. Sala është me drejtësinë e re dhe mediat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën