Kalbëzimi i një proteste

Kalbëzimi i një proteste

Njeriu shikon jashtë atë që ka brënda, kapet mbas gjoja të keqes më të vogël se të keqen e ka në ekzistencë, dhe e vogël e madhe, ç’rëndësi ka, ajo është e keqe…. Kur korruptimin e ke në ekzistencë, e justifikon atë jashtë teje, e promovon, e mbron, e brohoret.

Mendoj që këto mund të jenë ndër rrjeshtat e fundit që shkruaj për këtë kastë kriminale politike. Pasi kam vendosur ta luftoj duke e injoruar pasi vëmëndja e ushqen të keqen, injorimi e kalb.

12 vjet të shkuara kam patur një eksperiencë të shkurtër politike me Presidentin e tanishëm, por pa u zgjatur po shpreh vetëm një konstatim personal, momentin që ai përplaste grushtin me fuqi në tavolinë “me idealizëm” dhe ligjëratë të egër kundër “kriminelëve” Berisha dhe Rama, pikërisht atëherë ai kish ngritur pazarin dhe zgërdhihej përbrënda me idealizmin e ne “budallenjëve” që e shikonim me vlerësim. Koha më dha të drejtë. Prej 2008 që atë qënie e shikoj në distancë, kohë e gjatë, pazare dhe grushta dhe zgërdheshje pa fund.. e mbrëmshmja ish thjesht një konfirmim monoton i kalbëzimit të tij dhe të një pjese të shoqërisë shqiptare.

Kush neverit dhe distancohet nga kjo kastë politike që e ka shqyer Shqipërinë nuk shkon as tek Rama as tek Meta as tek Berisha e Basha, por ndez qiriun e vetëdijes kombëtare, sic thoshte nënë Tereza, “mos mallko errësirën por ndiz një qiri”

Në 30 vjet kjo kastë kriminale vetëm është ricikluar, vetëm ka aktruar, i ka përdorur shqiptarët si bagëti që i tërheq me një tufë jonxhe poshtë hundës drejt greminës së vetvetes.

Harmonia e tyre provohet qoftë edhe me një provë mediokre, në 30 vjet këta janë mallkuar, janë sharë, na kanë vrarë, janë bashkuar e ndarë, por kurrë, kurrë, mbas rotacionit të pushteteve nga pseudo e djathta tek pseudo e majta ose anasjelltas nuk kemi parë qoftë dhe një hetim ose procedim penal ndaj ministrave ose titullarve të njëri tjetrit, që kur janë në opozitë i bëjnë të vdekur, por kur vijnë në pushtet i amnistojnë dhe heshtin si skutha, askënd nuk e gjen asgjë... aq sa korruptimi dhe kriminalizimi i tyre ka kaluar ne shoqerine shqiptare si normalitet, dhe kjo te trondit shpirtin.

Protesta e mbrëmshme bëri skanerin e kalbëzimit të nje pjese te shoqërisë shqiptare, askush nuk ish për të ndjerën Kushtetutë, aty ishin ata që ndajnë gjallimin korruptiv njësoj si Meta, që urrejnë Ramën si konkurent korrupsioni jo si simbol korruptimi.

Protesta e djeshme tregoi se shoqeria idealiste shqiptare ka luftë të gjatë dhe të egër me pjesën më të keqe që e ka brënda vetes, e keqe që është aq e pafytyrë sa fshihet mbrapa Flamurit Kombëtar. E keqe, që kur ti bëhet skaneri i pasurive personale do llahtaris të madh dhe të vogël, pasuri të përbindshme të arritura me rrjepjen e skalpit të këtij populli, ndërkohë ky popull ja besoi Shqipërinë që ta përparonte dhe nderonte

ndërkombëtarisht, e degdisi atë në humnerat e ekzistencës dhe dinjitetit kombëtar. Po a ka shpresë, sigurisht që ka… unë e kam ndezur Qiriun tim..

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 03/03/2020 22:13

    i pate protestuesit si pergjigjeshin ? perse po protestoni? - per kushtetuten... ce ka gjetur kushtetuten??? aaaaa kaq mun me than un !!!!! ja pra kjo eshte nje pjese e mire e shoqerise, c mund te presesh nga ata,me kujtojne nje tregim "vajtocat" , kurse keta jane "mitingashet", pa pike problemi mblidhen sa here i theret "detyra", dhe pasi e kryejne me perpikmeri ate kthehen nga erdhen ne pritje te thirrjes se radhes.Ky vend do behet kur te mos kete me "mitingashe", mbase do duhet kohe e gjate, por si cdo proces qe ka kohen e vet te maturimit edhe shoqeria jone e ka te nevojshme kete.

    Përgjigju
  • Dritan: 03/03/2020 20:16

    Bravo Brizida!Analiz petfekte!Hipokrizia me e madhe eshte qe : qe te gjith ata qe ishin ne shesh dje (pervec ndonje naivi) e di shum mir kush eshte metà, dhe te gjith bejne sikur s’din gje!Njesoj si fabula me mbretin lakuriq!

    Përgjigju
  • bulcari: 03/03/2020 20:14

    plehu i kalbur ka vlere me te madhe

    Përgjigju
  • Bredhi: 03/03/2020 18:23

    Bravo Brizide,je fantastike ..! E lexova dhe pashe vehten time,faliminderit! E ndeza dhe une nje qiri.

    Përgjigju
  • O tej: 03/03/2020 18:02

    Une do ndez qiri kur Meta me soj e sorrollop te shkojne ne te semes

    Përgjigju
  • Linda: 03/03/2020 17:37

    Nuk mund te shtoj dhe te heq asnje presje nga kjo analize....vetem po ndez dhe une qiririn tim ..me shpresen se ky popull qe ndjek verberisht kete te ashtuquajtur “president” dhe aktrimin e tij si klloun cirku ,me nje patriotizem te shitire....por dhe te gjithe aktoreve te tjete te politikes ..qe e kane futur te keqen ligesine makuterine mashtrimin injorancen etj etj ne qelizat e ketij vendi dhe populli....do ndergjegjesohet dhe do i kthjellohet shikomi dhe logjika ...per ti braktisur njeher e mire dhe te hap rrugen e atyre qe se paku kane dinjitet dhe qytetari ..dashuri per prosperitetin e ketij populli te shumevuajtur per dekada te tera...

    Përgjigju
  • Blerta: 03/03/2020 13:26

    Faleminderit! Edhe une e kam ndezur Qiriun tim!!!

    Përgjigju
  • Mondi: 03/03/2020 13:20

    Mos u merit ke te drejte por shqptaret kane vetine e vetpastrimit keshtu qe edhe shkelqesia e tij President shume shpejt do ja fusim hellin atje ku po i krruhet

    Përgjigju
  • Arditi: 03/03/2020 12:49

    Super shkrim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë