TIRANE- Kush ka ende një Kalendar, apo një axhendë të vitit 1986-të, mund ta përdorë edhe gjatë ditëve të vitit 2014-të. 
Duket se kalendari i vitit që sapo ka hyrë, përkon në ditë me kalendarin e 28 viteve më parë. Janë kështu dy vite të njëjtë në ditë dhe në festa.

Nëse do të bënim një analizë të viteve të kaluar, do të shohim se dita e parë e vitit 1986-të ka qenë ditë e mërkurë, ashtu si edhe dita e parë e 2014-tës. 

Gjithashtu muaji shkurt i atij viti ka qenë i përbërë nga 28 ditë dhe ajo ditë, në vitin 2014-të do të jetë sërisht ditë e premte. 

Duke u nisur nga ky vëzhgim i detajuar, mund të themi se nëse do t`ju ndodhet rastësisht një kalendar i vitit 1986, apo jeni një koleksionisht kalendarësh, atëherë në këtë vit mund ta përdorni, pa patur nevojë që të blini një kalendar të vitit 2014-të. 

Por edhe ata persona që kanë ardhur në jetë në këtë vit, do të festojnë datën dhe ditën e lindjes së tyre.

Shikoni  FOTO

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)