KUKES- Prefekti i qarkut të Kukësit, Safet Gjici është takuar me banorët e Kalimashit, pas protestave të këtyre të fundit për një firmë që e akuzojnë të cilët pretendojnë së firma ka dëmtuar në masë resurset e kësaj miniere. Gjici ka thënë se firma koncensionare ka të gjithë dokumentacionin ligjor, ndërsa ka bërë thirrje që mbrojnë kushtet e punëtorëve.
Prefekti i qarkut të Kukësit ka thënë se firma duhet të marrë punëtorë nga Kalimashi dhe jo të huaj e sipas tij do zbatohet vetëm ligji e nuk ka kthim pas.
Banorët e zonës kanë protestuar dje në rrugën që të çon për në minierë ndërsa nuk lejuan askënd të shkonte tek miniera.
Banorët kërkojnë që e drejta e shfrytëzimit minierës t’i hiqet firmës turke dhe t’i jepet një kompanie shqiptare që mund të punësojë më shumë banorë të zonës dhe t’i paguajë ata më mirë seç paguhen aktualisht.
Në këtë minierë, vite më parë numëroheshin më shumë se 1500 punëtorë, ndërkohë që tani nuk janë më shumë se 300 punëtorë të cilët më së shumti bëjnë grumbullimin e kromit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com