Kalimi me gomone drejt Britanisë, BBC: Zhduken 39 fëmijë emigrantë shqiptarë

Kalimi me gomone drejt Britanisë, BBC: Zhduken 39 fëmijë emigrantë shqiptarë

Foto ilustruese

Media britanike BBC i ka dedikuar një artikull fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria. Sipas të dhënave, thuajse 20% e të rinjve rezultojnë të zhdukur këtë vit. Ecpat UK, e cila bën fushatë për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi, tha se shifrat ishin shumë shqetësuese pasi deri më 7 nëntor, 39 rezultonin të zhdukur.

Këshilli i Qarkut Kent ka reaguar duke thënë se fëmijët e zhdukur mund të bien pre e shfrytëzimit por po punojnë për të minimizuar rreziqet.

“Të gjithë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues janë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit… hulumtimi dhe përvoja provon se disa kombësi janë veçanërisht të cënueshme dhe mund të zhduken. Kryesisht kjo vjen si pasojë e mungesës së kujdesit të autoriteteve lokale. Këshilli i Qarkut Kent ka përdorur të dy protokollet e përcaktuara mbrojtëse, duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe ka iniciuar strategji të shumë agjencive për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur rreziqet për këta fëmijë. Këshilli vazhdon të marrë një rol proaktiv në mbrojtjen e të gjithë fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në kujdesin e tij,"- thuhet në deklaratë.

Këshilli tha se kishte punuar ngushtë me Zyrën e Brendshme dhe policinë për të mbrojtur fëmijët. Ndërsa 197 të tjerë i janë nënshtruar kujdesit që nga 1 janari.  Shifrat e qeverisë të mbledhura nga BBC tregojnë se 44,122 njerëz kanë kaluar me gomone kanalin e La Manshit deri më tani këtë vit, krahasuar me 28,461 që mbërritën në 2021.

Kjo kontribuoi në mbipopullimin në qendrën e emigrantëve në Manston në Kent, e cila në një moment mbante më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj, me rreth 4000 njerëz. Rritja e numrit të rasteve të azilkërkuesve që kanë mbërritur së fundmi në Britani ka qenë gjithashtu një shqetësim. Ndërkohë, një plan i qeverisë për të dërguar disa azilkërkues në Ruandë është aktualisht në pritje.

Britania po tenton të ndjekë një politikë të re për azilkërkuesit, duke krijuar një listë të bardhë për vendet të cilat konsiderohen të sigurta, në këtë formë kërkesat e azilkërkuesve konsiderohen të pabaza. Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe është tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të ‘La Manshit’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja