TIRANE - Massimiliano Nicolini, italiani që është kallëzuar për mashtrim nga disa persona është paraqitur në policinë e Tiranës, ku ka dhënë shpjegime lidhur me pretendimet e kallëzuara.

Nikolini, përpara oficerëve të policisë ka pohuar se nuk ka mashtruar askënd dhe se veprimet e tij kanë qënë duke respektuar kushtet e kontratës. Më tej Nicolini ka pohuar se edhe disa mangësi që ka pasur me pagesat e rrogave dhe të punimeve për puntorët, shumë shpejt do i  likujdojë, proces ky që është vështirësuar për shkak të krizës financiare.

Lori Zylaj me profesion fizioterapiste, Rediol Laraku, Saimir Godinaj dhe ish-bashkëshortja shqiptare e Nicolinit, janë paraqitur pak ditë më parë në policinë e Tiranës, duke kallëzuar penalisht për akuzën e “Mashtrimit” Nicolinin.

Ky i fundit zotëron në Shqipëri disa kompani tregtare, ndërkohë që tre personat e kanë akuzuar se i ka mashtruar duke mos i dhënë rrogat,detyrimet financiare për marjen e ambjenteve me qëra dhe punimeve të kryera për ndërtimin e zyrave të tij në Tiranë, ku ka hapur një qendër mjekësore.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)