Kallëzim penal për Florenc Hoxhën
Isufaj: Më dhunuan truprojat e tij 

Kallëzim penal për Florenc Hoxhën<br />Isufaj: Më dhunuan truprojat e tij 
Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha është kallëzuar penalisht nga Xhevair Isufaj.  Ky i fundit ka denoncuar në komisariatin nr 4 në kryeqytet Hoxhën dhe truprojat e tij.

Sipas Isufaj ai është dhunuar fizikisht nga  truprojat e kreut të INUV për Tiranën. Xhevair Isufaj është një nga familjarët e Ylber Isufaj, i dyshuar si i plagosur nga Hoxha në datën 6 gusht, pas një konflikti me këtë të fundit.

Ndërsa vetë Florenc Hoxha thotë për "A1 Report" se aktualisht ndodhet në Greqi dhe se nuk ka qenë i pranishëm në këtë ngjarje.
 
Ja si ndodhi ngjarja

Në datën 6 gusht një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në afërsi të Priskës, ndërsa i lënduari akuzoi se personi që ka qëlluar ndaj tij është kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha.  I plagosuri Ylber  Isufaj, 40 vjeç ka thënë për policinë se është qëlluar nga Hoxha dhe truproja e tij duke qelluar nga banesa.
 
Sipas Policisë së Tiranës dyshohet se Isufaj është konfliktuar me Florenc Hoxhën dhe shtetasin Sulejman I. për motive pronësie.
 
Ndërkohë Florenc Hoxha për A1 REPORT ka thënë se nuk e kam qëlluar ai 40-vjeçarin dhe se gjithçka është inskenim



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari