TIRANË- Një kallëzim penal i shoqëruar dhe nga dokumente nga Drejtoria e Tatimeve është depozituar në Prokurorinë e Posaçme ndaj bizneseve të familjarëve të ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali e përjashtuar së fundmi nga forumet e Partisë Socialiste.
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se në qendër të kallëzimit është Salarjon Totaj, bashkëshorti i Spiropalit dhe familjarëve të tij dhe lidhen me bizneset që ai zotëron.
Kallëzimi mësohet se e ka kaluar filtrin paraprak dhe është regjistruar një çështje penale vetëm për vepra penale. SPAK nuk ka bërë komente lidhur me rastin dhe nëse po heton rolin e Spiropalit. Akuzat janë nga evazioni fiskal te fshehje pasurie.
Deputetja Spiropali ka pretenduar se është kërcënuar nga zyrtarë të Administratës të cilët kanë zbarkuar në bizneset e familjes së saj. Fakt është që në SPAK ka një dosje.
Vetëm një ditë më parë, deputetja Elisa Spiropali hodhi akuza ndaj drejtorit të Tatimeve, Ilir Binaj se është përdorur nga Belinda Balluku për t’i udhtruar presione asaj dhe familjes. Por, akuzat u hodhën sot poshtë nga Binaj, sipas të cilit ka qenë Spiropali dhe bashkëshorti i saj që kanë kërcënuar Tatimet dhe inspektoret pas kontrolleve në bizneset e saj ku u zbulua evazion i madh fiskal.










Komente
Komento