TIRANË- Flamur Noka deputet i Rithemelimit, është paraqitur ditën e sotme sërish në SPAK. Noka është thirrur nga Organi i Posaçëm, në cilësinë e deklaruesit për kallëzimin që ka bërë për zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj.
Në një dalje për mediat, deputeti Noka u shpreh se ishte thirrur në lidhje me denoncimet siç i quajti ai të kësaj farse elektorale. Noka tha se denoncimet e tij, janë për të vënë në provë SPAK, nëse është në xhepin e qeverisë apo për të vënë para përgjegjësit e kësaj masakre elektorale.
‘Kanë përfshirë në fondet e ndihmës ekonomike persona që su takon me ligj. Ne do të vazhdojmë të denoncojmë përditë farsën elektorale. Janë shumë kallëzime. Më vjen keq tu them se do të më shihni shpesh në këtë dyer, tu qëndroj përballë këtij regjimi. Për të gjitha çështjen që unë flas janë çështje që janë regjistruar. E kemi akuzuar SPAK dhe vazhdojmë të akuzojmë. Të gjitha këto denoncime janë për t’i vënë në provë a janë në xhepin e qeverisë apo janë për ti vënë më shpatulla pas muri përgjegjësit.’- tha Noka.
Kjo ështe hera e dytë brenda pak ditësh që Noka është thirrur në SPAK për të njëjten çështje. Noka tha për mediat se ishte thirrur për kallëzimin që kishte bërë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufit, për të cilën thotë se ka shantazhuar dhe kërcënuar qytetarët për votën. Po ashtu Noka tha se është thirrur edhe për kallëzimin që ka bërë për aplikacionin Aktivisti, që sipas tij ka shërbyer për t’i ushtruar presion administratës për votën.
Po ne Spak do rri Noka tani se sja mban me tju fryj birbilave ne parlament se per zhelesh e nxjerrin kete cubin e rrugave te Sali kriminelit!
PërgjigjuMul Noka meqe do denoncosh cdo dite ne Spak merr nji krevat dhe mbaje afer Soakut.Ti je ushtari me i besyar i Saliut prandaj te beri sekretar te BF
Përgjigju