Kallëzimi i PD për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë

Kallëzimi i PD për dhunë të policëve ndaj protestuesve në 23 dhjetor, SPAK shpall mos kompetencë

Protesta e PD dhe dokumenti ku SPAK shpall moskompetencën

SPAK shpall moskopetencën për shqyrtimin e kallëzimti të PD-së për dhunën e policëve ndaj protestuesve më 23 dhjetor 2024. Në dokumentin që disponon Shqiptarja.com dhe Report Tv, thuhet se SPAK ia çon Prokurorisë së Tiranës kallëzimin për kompetencë.

Nëse pas verifikimeve organi i akuzës gjen elementë që janë subjekt i SPAK, atëherë hetimet pritet t’i marrë Prokuroria e Posaçme, sipas dokumentit të firmosur nga Altin Dumani.

“Vlerësohet se duhet te kryhen verifikime të mëtejshme në lidhje me faktet e pretenduara nga kallëzuesi në lidhje me veprimet e pretenduara të kryera nga punonjësit e policisë së Tiranës”, thuhet ndër të tjera në dokument. 

Në protestën e parë në rrugë pas arrestit, Berisha me një grusht miliantësh bllokuan për gati 3 orë 5 nyje kryesore të Tiranës. Mosbindja pa fjalime kulmoi vetëm nga dhuna e Nokës ndaj efektivëve, ndërsa u tentua të ndërtohet skenar dhune ndaj numrit 2 të PD, Gjekmarkaj i cili nuk u ndje mirë gjatë tubimit, por policia mohoi të jetë goditur nga forcat e rendit.

Dokumenti i firmosur nga Altin Dumani

Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se duhet te kryhen verifikime të mëtejshme në lidhje me faktet e pretenduara nga kallzimtari në këtë kallzim në lidhje me veprimet e pretenduara të kryera nga Drejtorit të Policisë Vendore Tirane dhe veprimet e punonjësve të policisë që kanë shoqëruar më pas protesten/tubimin e Partisë Demokratike të zhvilluar në dt.23.12.2024 ora 17.00, veprime këto që nga të dhënat e ofruara deri më tani konstatohet se orientohen në drejtim të të veprave penale. të parashikuara nga nenet 90, 248, 250, 251, 253, 261 të Kodit Penal.

Nëse pas verifikimeve apo hetimeve të kryera nga ana Juaj, do të rezultojnë elementë të figurave të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, apo ku autorë të mundshëm të veprës penale, do të jenë subjekte për hetimin e të cilëve kompetente është Prokuroria e Posaçme Kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të na ridërgohen aktet e procedimit penal në fjalë.
Përsa më sipër ju përcillet për kompetence materiali kallzues i mësipërm, pasur parasysh kompetencen lendore dhe territoriale, në respektim të nenit 75/a, 76 dhe 28 të K.Pr.Penale.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

DREJTUESI PROKURORISË

Altin DUMANI

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jen: 07/01/2025 15:25

    Këto policët e sotëm të rrafin! Por policët qen Berishës të vrisnin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Javën tjetër Rama në Abu Dabi, firmoset marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor

Javën tjetër Rama në Abu Dabi, firmoset marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor