Kallëzohen Burgaj e Kuliçaj, nuk
arrestuan 6 gardistët e 21 janarit

Kallëzohen Burgaj e Kuliçaj, nuk<br />arrestuan 6 gardistët e 21 janarit
TIRANE - Tre vjet pas protestës tragjike të 21 Janarit, Policia e Shtetit kallëzon penalisht në Prokurori, ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe ish-zëvendësin e tij, Agron Kuliçaj, pasi bllokuan dhe nuk zbatuan urdhin e organit të Akuzës për të arrestuar 6 drejtuesit e Gardës së Republikës, 48 orë pas vrasjes së 4 demonstrueseve para kryeministrisë të udhëhequr nga Berisha.
 
Kallëzimi konfirmohet për A1Report nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila tashmë ka në hetim dhe ish-drejtues të tjerë policie në kohën e qeverisë “Berisha”.

Burgaj e Kulicaj urdheruan efektivet te mos zbatojne urdhrin e Prokurorise
Të njëjtat burime bëjnë me dije se referuar kallëzimit, Burgaj dhe Kuliçaj kanë urdhëruar efektivët e tyre të mos zbatojnë urdhërin e drejtuesit të prokurorisë së Tiranës për arrestimin e komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe 5 komandantët e njësive në Gardë

Këto urdhëra u lëshuan 48 orë pas ngjarjes, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues dhe u plagosen disa të tjerë nga plumbat e efektivëve të Gardës së Republikës. 
 
Hetim dhe prokuroreve, s'ndoqen penalisht Burgajn dhe Kulicajn per moszbatimin e urdher-arresteve
Gjithashtu, në kallëzimin e tyre policia kërkon të hetohen edhe ata prokurorë të cilët nuk ndoqën penalisht dy ish-zyrtarët e policisë për mos zbatimin e urdhërit për arrestimin e Gardistëve. 

Sipas kallëzimit të policisë ka rezultuar se në shkresat e mbajtura në atë kohë, mosarrestimi i tyre është justifikuar me gabime drejtshkrimore dhe lapsuse në urdhërat e prokurorëve.

Burgaj: Nuk kam dijeni per kallezimin qe me eshte bere
Ndërkohë i pyetur nga A1 REPORT gjatë aktivitetit të çeljes së sezonit të ri të Akademisë së Policisë, ku Burgaj ishte i pranishëm krah kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ish-kreu i policisë së Shtetit, u shpreh se "nuk ka asnjë dijeni për kallëzimin në fjalë."

burgaj

Gjate protestave te 21 Janarit 2011 mbeten te vrare para Kryeministrise 4 demonstrues
Gjatë protestës së 21 janarit para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e Gardës së Republikës 4 protestuesit, Hekuran Deda, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. 

Ndonese nisi nje procesi gjyqësor, pas hekurave për katër viktimave nuk ndodhet askush, pasi dhe pse të dënuar minimalisht, kreu i gardës Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo kanë fituar lirinë.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Pas tyre, organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Pas tyre, organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç