TIRANE - Tritan Kalo mjeku i cili ka qenë në krye të protestave të mjekëve për çështjen e testimit ka thënë për A1report se tashmë çështja e testimit të bluzave të bardha do të kalojë në Gjykatë kushtetuese. Kalo ka thënë se mjekët nuk do të diskutojnë më me ministrit dhe sipas tij të vetmit që duhet të testohen nga bluzat e bardha janë ata mjekë të cilët nuk kanë plotësuar testimin dhe këtu nuk duhen përfshirë mjekë të cilët kanë tashmë një eksperiencë të gjatë pune.
Reagimi i plotë i Tritan Kalo në lidhje me anulimin e testimit
Përshëndes vendimin e drejtësisë. Duhet të ketë parasysh publiku, bëhet fjalë për një ngrirje të procesit. Ajo që është e rëndësishme është fakti se mjekët nuk mund të bëjnë një ankimim të tillë.
Urdhri i mjekëve nuk mund ta bëjë këtë, për sa kohë nuk ekziston një sindikatë e tillë nuk mund të hidhet në gjykatën e Apelit. Qëllimi ynë është të anulohet, ne na intereson edukimi në vazhdim.
Është një ngritje profesionale, edukim në vazhdim të të gjithë niveleve, në bazë të ligjit. Ne do ta çojmë në gjykatën e Lartë apo dhe në atë kushtetuese.
Duhet të testohen ata mjekë që nuk kanë marrë kredite, ata duhet të kalojnë në testim. Bluzat e bardha nuk kanë dëshirë të debatojnë me një individ që është kokfortë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com