DURRES - Policia e Durrësit në bashkëpunim me Sektorin për Trafiqet kanë vënë në pranga një 48 vjeçar, me profesion shofer autobusi pasi dyshohet se ka futur në mënyrë ilegale në vendin tonë, kundrejt një shume prej 500 eurosh, dy shtetas sirianë.

Në prangat e policisë ka rënë Agron Karanxha, banues në Tiranë. Sipas policisë, Karanxha është shofer i linjës së autobusit Athinë-Tiranë dhe gjatë mbrëmjes së djeshme ka transportuar dy shtetas sirianë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës duke i fshehur në autobus kundrejt një shume prej 500 euro për person.

Sipas policisë, po hetohet edhe lidhur me dyshimin e ekzistencës së një linje trafiku të klandestinëve nga Athinë për në Malin e Zi.

Sakaq, materialet procedurale ndaj Karanxhës i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale të "Dhënie ndihme për kalim te paligjshëm të kufirit". 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)