Iku nga Partia e Lirisë, reagon për herë të parë Agron Çela: T’i japim shansin PS-së të drejtojë bashkinë e Shkodrës pas 30 vitesh

Deputeti Agron Çela theu heshtjen duke zbuluar për herë të parë arsyet që e çuan në kalimin nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste. Sipas tij, është koha që bashkia e Shkodrës të merret nga socialistët, të cilët thotë Çela kanë projekte të rëndësishme për kryeqendrën e veriut. Në reagimin e gjatë në rrjetet sociale, Çela thotë se edhe më 6 mars bashkia u mor nga kandidati i Berishës falë mbështetjes së ish LSI, ndërsa thekson se për bojkotin e 2019 nuk ka qenë dakord.

Ndër të tjera Çela bën thirrje që të qytetarët e qarkut të Shkodrës të mbështesin mazhorancën për projektet që ajo ka në drejtim të zhvillimit të Shkodrës. Çela thotë se duhet t’i japim shansin PS-së që të drejtojë bashkinë në Shkodër pas 30 viteve të drejtimit të PD-së.

Postimi i plotë

‘Te nderuar qytetare te qarkut te Shkodres!

Siç jeni vene ne dijeni nga mediat, pak dite me pare unë kam marre pjese ne një takim qe organizoi Kryeministri Edi Rama, me deputet te qarkut Shkoder, ministra dhe drejtues te Fondit Shqiptar te Zhvillimit. Ne ketë takim u fol për disa projekte te rëndësishme qe po zbatohen ne Shkodër dhe te tjera akoma me te rëndësishme qe do te zhvillohen se shpejti, dhe qe për këto do te njiheni ne mënyrë te detajuar​ ne ditët e ardhshme!​

Kam arritur ne përfundimin se fuqia jone e përbashkët politike dhe mbështetja jone elektorale​ është e një rëndësie te veçante, për ta motivuar shume me tepër mazhorancen qeverisëse qe te punoje për Shkodrën me zhvillime dhe projekte te reja!

Me lejoni qe te rendis këtu disa arritje qe i kemi bere te mundura se bashku nder vite, për te treguar se jemi faktor me peshe dhe me shume ndikim politik ne Qarkun e Shkodres. Unë i​ jam bashkuar LSI-se ne vitin 2012, me besimin për një angazhim ne interes publik, pavarësisht se vija nga biznesi!

Ne fushatën për zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 ishim ne koalicion me PS, arritëm te merrnim nje rezultat prej 12.772 vota!

Ishte pikërisht ky vullnet i zgjedhësve te Qarkut te Shkodres, qe me nderoi ne mandatin e deputetit ne Kuvendin e Shqipërisë! Këtu duhet theksuar se përherë te pare​ koalicioni i majte dominoi te djathtën ne Qarkun e Shkodres, pasi e majta fitoi 64.300 vota (7 deputete) ndërsa e djathta 54.670 vota (4 deputete). Dhe kjo u arrit vetëm ne saje te fuqisë sonë elektorale me 12.772 vota!

Ne zgjedhjet vendore te vitit 2015 arritem te merrnim 19800 vota,ku ishim serish ne koalicion me PS. Për here te pare, u arrit qe te ekuilibrohej pushteti vendor ne te 5 bashkitë e qarkut te Shkodres.

Ne Këshillin e Bashkisë Shkodër fituam 11 mandate duke u renditur te dytet si force politike ne keshillin bashkiak mbas partise demokratike.Po kështu ne Malësise se Madhe arritem te dilnim force e pare me numer votash per keshilltare, ku votat tona ishin percaktuese ne fitimin e kryetarit te bashkise nga PS po ashtu edhe ne Pukë e Fushe Arres arritem te dilnim force e pare me numer votash per keshilltare ku rezultati per fitimin e kryetareve te ketyre dy bashkive ishte shume i ngushte, ku e them me bindje te plote se votat tona ishin percaktuese ne fitimin e ketyre dy bashkive nga ana e PS, numri i këshilltarëve te LSI-se ishte i tille qe te mund te kontrollonte aktivitetin qeverisjes vendore, ashtu siç kishin shpresuar qytetaret. Gjithashtu, pjese e stafit drejtues te këtyre bashkive u bene edhe shume propozime tonat, te cilët kane luajtur një rol te rendesishem ne ecurinë e punës se përditshme te qverisjes vendore.

Ne Zgjedhjet Parlamentare te vitit 2017, hymë te vetëm si force politike, por te vendosur bashkërisht me te gjithë anëtarët e LSI-se e LRI-se ne Qarkun e Shkodres, për ti pasuruar fitoret tona! Dhe ia arritëm, fituam ne këto zgjedhje 12.737 vota, dhe kështu me rikonfirmuan mandatin e dyte si deputet ne Kuvendin e Shqipërisë !

Ne zgjedhjet vendore te vitit 2019 nuk morëm pjese pasi kështu vendosi koalicioni me PD-ne, vendim për te cilin asnjëherë nuk kam qene i bindur.

Ne zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021 ishim ne koalicion me Partine Demokratike, por ne si gjithnjë punuam fort ne radhe te pare duke i besuar elektoratit tone, qe na kishte votëbesuar qe ne vitin 2013, 2015 si dhe 2017. Suksesi nuk na mungoi edhe kësaj radhe, ndonëse pjesëmarrja ne votime ishte me e ulet, ne fituam 10.100 vota dhe me rikonfirmuan për te treten here deputet i qarkut te Shkodres ne Kuvendin e Shqipërisë!​ ​ ​ ​

Ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit te vitit 2022, ne koalicion me PD u formua "Shtëpia e Lirisë" dhe mbështetëm për kryetar te Bashkisë Shkodër kandidatin e këtij koalicioni, i cili fitoi me nje diference prej 1800 votash!

E them me siguri dhe bindje te plote se luajtem rol kryesor ne arritjen e kesaj fitoreje, ku votat tona bene diferencen!

E bëra ketë paraqitje te përmbledhur pune qe kemi bere se bashku nga viti 2013 e deri ne ditët e sotme, për te kujtuar se​ roli ynë politik dhe elektoral ne Qarkun e Shkodres është i dukshem dhe i lexueshem!

Besoj se kam bere maksimumin për te iu perfaqesuar denjësisht dhe kam kërkuar gjithnjë ne ekzekutiv mbështetje për Shkodrën dhe ketë qark ne tërësi!

Miq, mbeshtetes te mi nder vite!

Unë ju ftoi qe fuqinë tone politike dhe elektorale te padiskutueshme, ta kanalizojmë ne mbështetje te mazhorances për projektet qe ajo ka ne drejtim te zhvillimit te Shkodres!

Ne duhet ti japim shansin PS qe ta drejtoje Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve te drejtimit te PD-se, dhe te mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, qe asnjë te mire nuk i kane sjelle Shkodres! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një pakete investimesh shume te rëndësishme për Shkodrën, ndaj ne duhet te bëhemi mbështetësit e këtij ndryshimi duke votuar për kandidaturën e saj e krijuar një koalicion te fuqishëm me qytetaret për te punuar për Shkodrën!

Unë ju ftoi ne ketë rrugetim,​ i bindur se mbështetja e juaj jo vetëm qe nuk do te me mungoje, por do te jete shume me e madhe se deri me sot!

Me Shkodrën dhe për Shkodrën, miq! Kam shume besim tek kontributi juaj dhe tek vizioni juaj, ndaj dhe iu drejtohem me sinqeritetin me te madh qe​ te vazhdojmë bashke ne udhëtimin e suksesshëm qe nisem nga viti 2013!​

Me respekt, Miku juaj, Agron Çela​ ​Deputet i Qarkut te Shkodres!- shkruan Agron Çela.

Në fund të vitit të kaluar deputeti Agron Çela kaloi me Partinë Socialiste, ndërsa pak ditë më parë u shfaq edhe krah kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste.

 Agron Çela u zgjodh si deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021, në të cilat garoi nën siglën e LSI. Çela siguroi 2656 vota preferenciale, ndërkohë është edhe një person me influencë dhe elektorat në Shkodër. Kjo lëvizje shihet edhe si një kartë më shumë për PS-në për të fituar zgjedhjet e 14 Majit.

Nga ana tjetër Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një intervistë për Report Tv, tha se largimi i tij nuk është një humbje e madhe, sepse e konsideron Çelën një deputet që nuk ka votuar kurrë kundër qeverisë. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/01/2023 01:05

    Qesharake,por ky me ngjan me nje mi qe nuhat djathin.Pse e la PL dhe iu bashkua PS? Sepse PS ka projekte interesante per Shkodren,diku do t'i ngule dhembet dhe ky miushi.Politikanet dhe zyrtaret shqiptare i nderojne partite,jo per doktrine e ideologji,por ku ju del interesi! Te pakten ky e pranon hapur.

    Përgjigju
  • Klodi big brother: 13/01/2023 16:20

    Gon suma esht me i miri

    Përgjigju
    • Bbvip: 13/01/2023 19:55

      Gojet e liga flasin per nje video me permbajtje bisexuale ku pjesemarres ishin : nje femer e cila i hidhte leke bashkeshortit (me pozite dhe status) te cilin po e ..... kamarieri qe kishin te punesuar. Di njeri gje?

  • pET: 13/01/2023 13:48

    Gon Cela ka marr zotim me shemb Hotelin qe ka ndertu mbi lulishten me te madhe te Shkodres dhe qe "i ka zen frymen" shkolles me te vjeter te shkodres, gjithashtu ka marr zotim me ndertu me kartona Kafen e Madhe qe e shembi.

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/01/2023 13:05

    Sa mil euro moret o tradhtar, Shkodra ështé në syrin e Serbis një sojë si Durrësi që sot menagjohet nga Beogradi o të verbuar qofshi! Edvin shkjau shqipfolës ështé shkja me kryq në ball

    Përgjigju
  • Miri: 13/01/2023 12:13

    Gabim ps qe pranoj gonbethen , sepse nuk e den kerkush ne shkoder

    Përgjigju
    • Shkodrani: 13/01/2023 16:13

      A vazhdon me i ra beths prap Goni a?

  • Shkodran: 13/01/2023 11:59

    Familje mafioze Politik e Ilir Mets t haj me dy lug M vjen keq per PS qe e pranoj

    Përgjigju
  • e rama: 13/01/2023 11:52

    spiropali me ato buze gati per bocchino.

    Përgjigju
  • Ps: 13/01/2023 11:47

    Sa qenka zbukuruar spiropali mmm

    Përgjigju
  • era: 13/01/2023 10:57

    Keto jane plehre me gjithe ate ne krye qe i ka bere te gjithe pozite dhe opozite ai qeveris i pa shqetesuar populli nuk i duhet ati se ai vete firmos vete vuloes dhe vete voton votimet jane se per sye e faqe se kutite i mbush ai me patronazhistet

    Përgjigju
  • era: 13/01/2023 10:55

    Lek cfar tjete ky sekt politikane dhe deputete nuk njohin gje tjeter

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 13/01/2023 10:49

    Bravo Çela.Bëre mirë që le PL një parti familjare dru me pre.Thirrja për të votuar PS në Shkodër është shumë e drejtë.Por do ishte mirë të radhitsit çfak ka bërë PS në 9 vite në Shkodër dhe çfar do të bëj në të ardhmen. -Mesa di PS në 9 vite edhe për Shkodrën ka bërë më shumë se e djathta: 1.Rikonstruksioni STADIUMIT LORO BORIÇI..! 2.Fototeka Marubi.. 3.Infrastruktura rrugore në veri.. 4.HECET në Valbon.. 5.Bujdinat turistike. -E djathta në Shkodër ka penguar të majtën të punoi për Shkodrën.. -Huliganët Berishist nuk kan lejuar të futet në Shkodër Kryeministri FINO,NANO,RAMA..etj. -Shkodranët nuk e votojnë PS se e indetifikojnë me PPSH,kur Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë tepër Partie dhe kur në krye të PD është KOMUNISTI më i tërbuar Enverist në mentalitet dhe vepra.. -Shkodranët i mësoi keq Saliu me kondrabandën e Naftës,Armëve dhe mos pagimin e TAKSAVE..! -Nëse Shkodra voton PS-në do fitoi shumë si gjithë qarqet e tjera të bëra model. -Ju uroi suksese dhe fitore.E.Lalaj,Fier..!

    Përgjigju
  • Or tej: 13/01/2023 10:34

    Po or Gon, do fitosh lesht e Mrikes or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Gon Suma: 13/01/2023 10:28

    Po, po ma te gjatin ke me marr. Nuk na the pse ike nga lsi, ose ma mire me te than ca te ofroi edvini?

    Përgjigju
  • era: 13/01/2023 10:27

    perse i duhet drejtimi ne shkoder Agron celes te beje pallate dhe ta katandise shkodren me keq se tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ceremonia e përfundimit të stërvitjes së përbashkët RENEA-GSG9, Proda: Mirënjohje për partnerët gjermanë në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar

Ceremonia e përfundimit të stërvitjes së përbashkët RENEA-GSG9, Proda: Mirënjohje për partnerët gjermanë në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar