'Hetimi për aftësinë profesionale i paplotë', Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Gentjan Medja

'Hetimi për aftësinë profesionale i paplotë', Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Gentjan Medja

Gentjan Medja

Pas rikonfirmimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin ndaj anëtarit të Gjykatës Administrative, Gentjan Medja.

Sipas njoftimit për shtyp të Komisionerit Publik, hetimi i KPK-së për vlerësimin e aftësisë profesionale nuk është i plotë dhe i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin Medja.

Në seancën e datës 1 gusht, trupa gjykuese e KPK-së, Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli gjykoi se gjyqtari nuk kishte asnjë problem me kriterin e pasurisë, duke justifikuar burimin e të ardhurave. 

Sa i përket figurës, DSIK raportonte se Medja nuk kishte respektuar afatet ligjore të çështjeve, i mungonin procesverbalet dhe kishte parregullsi në njoftimin e palëve.

Tani është radha e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të hedhë shortin për trupën gjykuese dhe të vendosë datën  se kur do të merret vendimi për Medjan.

Më herët nga Komisioneri Publik janë ankimuar edhe vendimet për prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari,  gjyqtarin e Tiranës, Astrit Faqolli,  gjyqtaren e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Brati dhe gjyqtarin Edmond Islamaj.

Njoftim për shtyp:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr.60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Medja, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë, Tiranë.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vlerësimin e aftësisë profesionale nuk është i plotë, duke u konsideruar i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë z. Gentian Medja.

Mbështetur edhe në rekomandimin e komisionit të përfaqësuesve të ONM-së, për të ankimuar vendimin nr.60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të kryejë rivlerësimin e aftësive profesionale të z. Gentian Medja, duke u bazuar në një metodologji, që përmban indikatorë objektivë për evidentimin e nivelit të përmbushjes së kritereve ligjore, të parashikuara në ligjin nr.96/2016.

Bazuar në përmbajtjen e nenit F të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe pikës 2 të nenit 66 të ligjit nr.96/2016, Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi i sugjeron Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të orientojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit mbi mënyrën e kryerjes në vazhdimësi së rivlerësimit të kriterit të aftësisë profesionale.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të Rregullores së Institucionit të Komisionerëvë Publikë, ankimi është publikuar në faqjen zyrtare të këtij institucioni ëëë.ikp.al.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja