TIRANE- Miratohet në parim ligji për shkollën e Magjistraturës. Komisioni i Ligjeve miratoi dje në parim ligjin për shkollën e Magjistraturës, ku përcaktohet se anëtarët e Këshillit të kësaj shkolle të emërohen nga Konferenca Gjyqësore dhe nga Këshilli i Prokurorëve duke ia hequr si atribut Prokurorisë. Veç kësaj, ky ligj parashikon edhe kriteret për emërimin e drejtuesit të shkollës së Magjistraturës si edhe pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm.