Kalon për gjykim dosja e Belerit, flet avokati: Po mbahet në burg politikisht! Gjyqi do zgjasë

 

Teksa citoi fjalët e Fredi Belerit, avokati i tij tha pas përfundimit të seancës së ditës së sotme në Gjykatën e Posacme se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet në burg politikisht dhe pa asnjë provë që vërteton fajësinë e tij.

Fredi Beleri tha se po qëndron në burg politikisht dhe pa asnjë provë, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt që nga data 6 edhe deri në ditën që është arrestuar me të infiltruarin. SPAK vazhdon të shprehet se akuzat e ngritura ndaj Belerit janë të vërtetuara. Ne do i kontestojmë këtë punë kemi, seanca tjetër është ditën e hënë. Argumenti ishte se kanë përfunduar hetimet dhe s’ka rrezik më për marrjen e provave dhe s’ka pse të ndiqet më në gjendje arresti në burg, kur gjyqi do vazhdojë gjatë. Ne i jemi drejtuar edhe Gjykatës së Lartë pastaj sa të marrim përgjigje do shkojmë dhe në Gjykatën Kushtetuese", tha avokati i Belerit në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të seancës.

Më tej ai shtoi se nuk kishte asnjë pritshmëri që ditën e sotme në këtë seancë të kishte të tjera rezultate, ndërsa tha gjithashtu se zëvendës ambasadori grek donte të ishte në sallë por nuk u lejua sepse ishte seancë me dyer të mbylluara dhe të hënën do lejohet të takohet me Belerin.


Lajmi kryesor:

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Fredi Belerit! Avokati: Po mbahet në burg politikisht! SPAK: Kemi prova për blerje votash! Dule në gjykatë: Lëreni të ushtrojë detyrën


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'