Policia e Devollit ka bërë arrestuar 3 persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin dhe në bashkëpunim mes tyre kanë kryer vjedhje, në një fshat, pranë kufirit Grek.
Në pranga ka rënë Mikel Gjoka , 20 vjeç, Xhovalin Kola, 30 vjeç dhe Ramazan Barçi, 24 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Miras, rrethi Devoll, të tre këta shtetas, u kapën, nga punonjësit e Policisë, me automjetin tip “Mercedes-Benc”, me targa AA 627 LC, me drejtues shtetasin Mikel Gjoka, në të cilën ndodheshin 2 televizorë plazma 26 dhe 50 polësh, të cilët dyshohet se këta tre shtetas, i kishin vjedhur në një shtëpi të pabanuar, të një fshati Grek, i cili ndodhet në afërsi të kufirit.
Kalimin për në tokën greke, këta tre shtetas, e kanë kryer në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kufirin e gjelbër.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com