Kryeministri i Kosovës njihet si një person mjaft elastik në lidhje me deklaratat e tij në publik. I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë vërtet surprizuese. Që në fillim të emisionit moderatori Ermal Mamaqi e pyeti: “A ke dashnore?!”
Ndërkohë kryeministri u afrua tek veshi i moderatorit dhe i tha: “Po. E vërteta është e vërtetë! Emri i dashnores time është Anita.” Haradinaj i referohej gruas së tij në lidhje me këtë deklaratë.