TIRANË-Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në zonën e Kamzës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si kthesa e Valiasit në Kamëz, ku automjeti i tipit Renault Klio me targa AA905HD, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë duke u përfshirë më pas nga flakët.

Mësohet nga burimet të policisë se personi i plagosur është Hasbi Hidri, 37-vjeç, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Nuk bëhet ende i ditur identiteti i personit që ka humbur jetën dhe as shkaqet që kanë çuar në këtë aksident.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)