Kamëz, plagosen me thikë
3 persona, arrestohet autori

Kamëz, plagosen me thikë<br />3 persona, arrestohet autori

Tre persona mbetën të plagosur rëndë me thikë pasditen e së enjtes me 31 dhjetor në Bathore, pas një konflikti për motive banale.
 
Ndërkaq policia arrestoi personin e dyshuar, si dhe i bllokoi atij armën e krimit. Emiljan Delia 19 vjeç, banues në Bathore, u arrestua nga policia e komisariatit nr.5, në Kamëz dhe Sektori Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.
 
Delija në konflikt e sipër për motive banale sipas burimeve të policisë ka goditur me thikë Pëllumb Kurtin 34 vjeç, B.N dhe Fatjon Pashkaj.
 
Të tre personat u dërguan në Spitalin e Traumës në kryeqytet. B.N dhe Kurti, sipas burimeve të policisë kanë qenë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën, ndërsa Pashkaj ka marrë plagë të lehta.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini