‘Kam fjetur në makinë’, Çiljeta rrëfen momentin më të vështirë: M'u desh ta operoja dhe...

‘Kam fjetur në makinë’, Çiljeta rrëfen momentin më të vështirë: M'u desh ta operoja dhe...

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe djali i saj Fernando

Çiljeta është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Edhe pse është shkëputur pak nga bota e muzikës dhe tashmë publikon më rrallë klipe, ajo mbetet një nga zërat më të dashur. Në një intervistë për revistën “Who”, Çili ka rrëfyer disa gjëra që nuk i dinit për të.

Ndër to ajo është shprehur se në kohën kur ka pasur shumë koncerte ka fjetur në makinë. “Kam fjetur në makinë shumë herë, në periudhën kur nuk e dija çfarë bëhej me koncertet e mia, ngaqë kisha nga një, ka raste edhe dy çdo ditë. Më është dashur të udhëtoj në distanca të largëta duke qenë vetë në timon. Seriozisht nuk e di se si ia kam dalë,”- është shprehur ajo.

Më tej këngëtarja ka folur edhe për momentin më të vështirë në jetën e saj. “Momenti më i vështirë i jetës sime, kur më është dashur të operoj Fernandon për shkak të një komplikimi,”- ka rrëfyer këngëtarja.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'