Familja e kishte denoncuar të humbur! Gjendet 18-vjeçarja: Jam në Durrës... dhe shtatzënë! Babai më bën presion (VIDEO)

TIRANE- Në episodin e emisionit Pa Gjurmë ka marrë fund ankthi i familjarë të Rozaldina Nasufit, 18-vjeçares e cila ishte denoncuar e humbur. Ajo ka telefonuar LIVE gjatë emisionit duke treguar se është edhe në pritje të një fëmije.  Rozaldina tha babai i ka bërë presion, por sërish do që të pajtohet me të.

"Po ju ndjek live, babai me të vërtetë më ka falur, por unë jam në familjen time. Babai kujton se unë nuk jam në familje, unë kam folur me të dhe i kam thënë se ku jam. I kam thënë hajde por ai më ka bërë presione. Unë me të vërtetë kam gabuar, por ai më ka bërë presione. E pashë babain se si ishte bërë, ai mund të vinte të më takonte si njeri, por jo të më priste në besë.  Unë nuk kthehem sepse jam mirë, jam në familje, nuk kam nevojë që ta gënjej babain.  Ai e di mirë se sa shumë e dua, më shumë dua atë sesa mamin. Unë jam gati që babai të vijë dhe të më shikojë, por nuk dua që ai t'i bëjë presion as familjes dhe as mua. Pas emisionit do të flasim dhe do ju jap adresën e saktë që të vini të takohemi", u shpreh Rozaldina Nasufi.

Rozaldina Nasufi

Ndërsa babai i saj ka mohuar akuzat e bëra nga e bija, ndërsa ka kërkuar të takohet me të për të parë se si vazhdon jeta e saj.

"Roza për cfarë të kam prerë në besë, për cfarë të kam bërë presion? Mos më thuaj baba, por vetëm më trego adresën dhe unë vij që tani të shoh se si jeton dhe vazhdo jetën , me mua i ke shkëputur të gjitha marrëdhëniet. Ti më the më le kohë dy ditë dhe unë të lash më tepër kohë. Ditën që ike me të vërtetë të bëra presion sepse më ke marrë fytyrën, edhe familjes ku po jeton i ke marrë fytyrën. Nëse ti jeton në një familje unë nuk kam se cfarë të bëj, jam dakort që të vij, të të takoj dhe të shoh situatën me sytë e mi", tha Dan Nasufi.

Babai i saj bëri thirrje për ndihmë në emisionin Pa gJurmë ndërsa tha se i druhej të bënte një denoncim në polici pasi në komunikimin e parë që ai pati me të bijën, pak ditë pasi ajo u zhduk i kishte dërguar një mesazh zanor në rrjetin social: "Hiqi ato foto se na more fytyrën, është turp për ne se po dëgjojnë edhe vjerra", citoi babai fjalët që i kishte thënë e bija.

Telefonat që mbërritën në ''Pa gjurmë'' lokalizuan vendndodhjen e 18-vjecares në qytetin e Durrësit. Menjëherë nisën verfifikimet nga stafi i emisionit, kjo nisur edhe nga pohimi që bëri babai në studio se vajza i kishte thënë edhe më parë se ndodhej në qytetin bregdetar.

Babai ngriti dyshime se vajza e tij mund të jetë në kushtet e presionit  Gazetari i emisionit Ermal Qori arriti të lidhej me këtë 18-vjecare pas shumë kërkimeve duke arritur të bindë atë që të qetësonte zemrat e familjarë dhe t'i sqaronte babait situatën në të cilën ajo ndodhet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!