Pothuajse një muaj pas ekzekutimit me 3 plumba të kandidatit për president në Ekuador, një tjetër denoncim ka ardhur nga kandidatja e së majtës, e cila ka treguar se së fundmi ka marrë vazhdimisht kërcënime për jetën.
Luisa Gonzalez, e cila u rëndit në krye të raundin të parë të zgjedhjeve të 20 gushtit, tha ditën e djeshme se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe se mbrojtja e saj është marrë nga ushtria.
“Sot mora kërcënime kundër jetës sime pasi jam kandidatja potenciale për të fituar presidencën,” tha zonja Gonzalez, teksa e quajti “të trishtë” faktin që kishte veshur jelek antiplumb.
Mes të tjerash ajo shtoi se prokuroria po heton një person që dyshohet se ka bomba, me qëllim për të sulmuar dhe vrarë kandidaten e së majtës.
Gonzalez sqaroi se ajo pranoi që t’i ofrohet mbrojtje ushtarake nga qeveria pasi do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor.
Rreth një muaj më parë, më 10 gusht kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio u ekzekutua gjatë një tubimi të fushatës.
Villavicencio, një aktivist dhe ligjvënës kundër korrupsionit, i cili foli hapur për dhunën e shkaktuar nga trafiku i drogës në vend, u qëllua për vdekje mes turmës së simpatizantëveEkzekutimi i tij ndodhi vetëm 10 ditë përpara se të mbahej raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.Villavicencio, i cili ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë, ishte një nga tetë kandidatët në raundin e parë të zgjedhjeve, edhe pse jo kryesuesi.Vrasja e tij pason atë të Agustín Intriago, kryebashkiak i qytetit Manta, në korrik dhe Omar Menéndez, kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Puerto López, në shkurt.