Kamarata jep dorëheqjen dhe firmos me Apoloninë, Dinamo: Do afrojmë një trajner që ka fituar Champions League

Fabrizio Kamarata nuk do të jetë më trajner i Dinamos. Italiani ka lënë në mes projektin me ‘nëndetësen’ e cila këtë sezon ka një ecuri fantastike në Kategorinë e Parë dhe duket se do të kthehet në Superligë pas 9 vitesh.

Kamarata ka dhënë dorëheqjen, pasi ka arritur një akord me Apoloninë, e cila prej disa javësh është pa trajner. Skuadra fierake ndodhet në një pozicion shumë të vështirë në Superligë, pasi renditet e fundit me vetëm 5 pikë pas 11 ndeshjesh. Duke parë që Kamarata sezonin e kaluar shpëtoi Dinamon, e cila pothuajse ishte në të njëjtat kushte, Apolonia shpreson të ndodhë e nëjta gjë edhe me ta.

Ndërkohë burime për “Report Tv” bëjnë me dije se Dinamo nuk ka ndenjur duarkryq, por do të bëjë një goditje të madhe për stolin. Edhe pse emri nuk bëhet me dije trajneri do të jetë sërish italian. Burimet thonë se ai është një ish-lojtar i cili ka fituar jo vetëm Seria A, por edhe Champions League, ndërsa do të prezantohet me 2 ose 3 janar.

Aktualisht Dinamo renditet në vendin e parë pas 8 ndeshjesh në Kategorinë e Parë me 20 pikë, 4 më shumë se vendi i dytë që është Tomorri.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja