Në Kinë qindra persona janë mbledhur rreth një roboti të veçantë i cili gjendet vetëm në qendrën tregtare të Shenyang, në provincën e Lianoning. Një turmë e madhe njerëzish kanë shijuar një performancë të veçantë dhe kanë pritur për t’u shërbyer secili në mënyrë të veçantë nga roboti.

Pajisja elektronike tepër e sofistikuar me një pamje të këndshme shërben në mënyrë automatike pas një xhami transparent në forma argëtuese për të kënaqur klientët e pastiçerisë. Roboti ka pamjen e një vajze të veshur me uniformë ngjyrë rozë dhe tepër tërheqëse për klientët të cilët mahniten nga lëvizjet e saj të koordinuara dhe korrekte. 

roboti

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)