Kambana e rrallë 5-shekullore
ekspozohet në Muzeun Kombëtar

Kambana e rrallë 5-shekullore<br />ekspozohet në Muzeun Kombëtar<br>
Një kambanë e rrallë e vitit 1465 është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e përkujtimit të  550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Për të nderuar figurën e  Heroit Kombëtar Muzeu Historik ka çelur këtë të mërkurë ekspozitën me titull “Moti i Madh”.

Kambana 5-shekullore “është sjell në Muzeun Historik Kombëtar në vitin 1981, pasi u zbulua në kishën e Karperit në Kavajë”, ka pohuar për mediat drejtori i Institucionit Dorian Koçi. Ai shprehet se përvec simboleve të gdhendura, datimin e kësaj kambane “e tregojnë shkrimet latine që koordinojnë me vitin 1465”

Kambana është ekspozuar si simbolikë e ngjarjes së madhe historike, së bashku me statutet, faksimilet, armët e periudhës së Skëndebeut dhe gravura të autorëve të ndryshëm që tregojn ëperiudhën e jetës dhe të betejave të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, i cili ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.

[gallery]25352[/gallery]
“Personaliteti i Skënderbeut si burrështeti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretërit e me princat evropianë të kohës, sepse ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre që bazohej mbi trupat mercenare, ai u mbështet mbi një ushtri të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi”, tha drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, në hapjen e ekspozitës “Moti i Madh”.

Ekspozita “Moti i Madh” është si një kujtim e si një shenjë e bashkësisë arbëreshe që nëpërmjet traditës së vet dhe letërsisë së shkruar e mbajti të pashuar zjarrin e viteve të Skënderbeut për ta ringjallur ashtu si Feniksi në memorien dhe kujtesën kolektive të mbarë shqiptarëve.

Sipas Dorian Koçit, Skënderbeu sot vlerësohet e studiohet në Akademinë Mbretërore të Londrës për strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, ndërsa bustet dhe monumentet e tij janë në të gjitha sheshet qendrore evropiane, ndaj është një hero dhe simbol i qytetërimit evropian.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur