Kamboxhia/ Shembet ndërtesa 7 katëshe, 7 persona humbin jetën

Kamboxhia/ Shembet ndërtesa 7 katëshe, 7 persona humbin jetën

Një ndërtesë 7-katëshe është shembur në Kamboxhia duke vrarë 7 persona, ndërsa disa të tjerë janë raportuar të humbur.

Të paktën 21 njerëz janë lënduar, disa ndodhen në gjendje kritike, ndërsa kërkimi për të mbijetuar të tjerë vazhdon deri vonë në mbrëmje.

Ndërtesa ishte në ndërtim e sipër në qytetin bregdetar të Sihanoukville dhe ishte pronësi e një kompanie kineze. Vitet e fundit, Sihanoukville është transformuar në vendin e hoteleve kineze dhe kazinove.

Katër vetë janë arrestuar, duke përfshirë pronarin kinez të ndërtesës, kreun e firmës ndërtimore dhe kontraktorin. Gjithashtu në pyetje është marrë dhe pronari i tokave kamboxhiane.

Tre nga viktimat, dy punëtorë dhe një përkthyes janë konfirmuar se janë kamboxhianë.

Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, ndërsa guvernatori i provincës tha se në momentin e tragjedisë në kantier ndodheshin rreth 50 punëtorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë