TIRANË - Bien në pranga tre ish zyrtarë të Drejtorisë së Prokurimeve Publik në drejtorinë e përgjithshme të policisë për shpërdorim detyre. Pas urdhrit nga Prokuroria e Tiranës janë ndaluar ditën e djeshme shtetasit Kol Kukaj me detyrë ish shef i sektorit të Prokurimeve, Agim Hysko ish specialist i Sektorit të Prokurimeve dhe Besjana Martini ish Juriste e Sektorit të Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Nga hetimi i Prokurorisë me bashkëpunimin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, rezulton se këta shtetas kanë abuzuar me prokurimin publik për vendosjen e kamerave të sigurisë në Tiranë.
Pas hetimeve rezulton se projekti i kamerave të Tiranës, i zhvilluar në Dhjetor 2010, është falsifikuar edhe në përmbajtjen e tij edhe në kosto, duke e rritur koston me 75.8 milionë lekë të reja mbi koston fillestare duke mundësuar përfitime individuale nga ky projekt. Në lidhje me kamerat e sigurisë, Saimir Tahiri ka dërguar në prill 2014 në prokurori dosjen e tretë penale ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë dhe strukturës së policisë.Periudha kur është konkretizuar ky megatender në Policinë e Shtetit, përkon me kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha, kryetari aktual i Partisë Demokratike.
Kamerat e sigurisë, hetim tenderit 3.9 mld lekë në kohën e Bashës
Prokuroria: Tre zyrtarët kanë kryer procedura fiktive
Sipas prokurorisë rezulton se anëtarët e Komisionit të Negocimit të realizimit të procedurës për “Instalim i sallës operative dhe sistemit të kamerave të qytetit të Tiranës”, me fondin prej 165.000.000 lekësh, të vëna në dispozicion të Policisë së Shtetit nga buxheti i shtetit”, tre zyrtarët kanë kryer procedura fiktive, pasi tenderi është realizuar pasi kishte përfunduar marrja e shërbimit.
Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet se këta shtetas, me veprimet dhe mos veprimet e tyre në mospërmbushje të rregullt të detyrës kanë sjellë pasoja të rënda në rregullshmërinë ligjore të veprimtarisë se administrates publike ne miremenaxhimin e fondeve publike dhe njekohesisht u kane sjelle te treteve perfitime materiale dhe jomateriale te padrejta duke demtuar interesat e ligjshem te shtetit.
Tre zyrtarët të përfshirë edhe në kallzime të tjera
Kol Kukaj, Agim Hysko dhe Besjana Martini janë të përfshirë edhe në kallëzimin penal dhe gjobitjen ndaj ish drejtorit të policisë së shtetit Hysni Burgaj për shkelje të ndryshme administrative në lidhje me tendera dhe blerje të ndryshme të realizuara nga Policia e Shtetit për gjatë periudhës së 8 viteve të qeverisjes së djathtë ku tre zyrtarët ishin anëtarë të komisioneve të vlerësimit të ofertave.
Kallëzim Burgajt, 3.1 milionë $ abuzime me spotet televizive
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Nga hetimi i Prokurorisë me bashkëpunimin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, rezulton se këta shtetas kanë abuzuar me prokurimin publik për vendosjen e kamerave të sigurisë në Tiranë.
Pas hetimeve rezulton se projekti i kamerave të Tiranës, i zhvilluar në Dhjetor 2010, është falsifikuar edhe në përmbajtjen e tij edhe në kosto, duke e rritur koston me 75.8 milionë lekë të reja mbi koston fillestare duke mundësuar përfitime individuale nga ky projekt. Në lidhje me kamerat e sigurisë, Saimir Tahiri ka dërguar në prill 2014 në prokurori dosjen e tretë penale ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë dhe strukturës së policisë.Periudha kur është konkretizuar ky megatender në Policinë e Shtetit, përkon me kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha, kryetari aktual i Partisë Demokratike.
Kamerat e sigurisë, hetim tenderit 3.9 mld lekë në kohën e BashësProkuroria: Tre zyrtarët kanë kryer procedura fiktive
Sipas prokurorisë rezulton se anëtarët e Komisionit të Negocimit të realizimit të procedurës për “Instalim i sallës operative dhe sistemit të kamerave të qytetit të Tiranës”, me fondin prej 165.000.000 lekësh, të vëna në dispozicion të Policisë së Shtetit nga buxheti i shtetit”, tre zyrtarët kanë kryer procedura fiktive, pasi tenderi është realizuar pasi kishte përfunduar marrja e shërbimit.
Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet se këta shtetas, me veprimet dhe mos veprimet e tyre në mospërmbushje të rregullt të detyrës kanë sjellë pasoja të rënda në rregullshmërinë ligjore të veprimtarisë se administrates publike ne miremenaxhimin e fondeve publike dhe njekohesisht u kane sjelle te treteve perfitime materiale dhe jomateriale te padrejta duke demtuar interesat e ligjshem te shtetit.
Tre zyrtarët të përfshirë edhe në kallzime të tjera
Kol Kukaj, Agim Hysko dhe Besjana Martini janë të përfshirë edhe në kallëzimin penal dhe gjobitjen ndaj ish drejtorit të policisë së shtetit Hysni Burgaj për shkelje të ndryshme administrative në lidhje me tendera dhe blerje të ndryshme të realizuara nga Policia e Shtetit për gjatë periudhës së 8 viteve të qeverisjes së djathtë ku tre zyrtarët ishin anëtarë të komisioneve të vlerësimit të ofertave.
Kallëzim Burgajt, 3.1 milionë $ abuzime me spotet televiziveRedaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)










