YAOUNDE, 11 tetor /ATSH-AFP/ - Njëzet e shtatë pengje kineze dhe kamerunase, rrëmbyer në muajin maj dhe korrik në veriun e largët të Kamerunit, u liruan sot, njoftoi presidenti Paul Biya.
"Njëzet e shtatë pengjet e rrëmbyer më 16 maj në Waza (veriun e largët të Kamerunit) dhe 27 korrik në Kolofata iu dorëzuan autoriteteve kamerunase", theksoi Biya në një komunikatë për radion shtetërore.
"Dhjetë shtetasit kinezë, bashkëshortja e zëvendëskryeministrit kamerunas, Amadou Ali dhe anëtarë të tjerë të familjes së tyre të rrëmbyer janë në gjendje të mirë shëndetësore", theksoi presidenti kamerunas.
"Një pjesë e të rrëmbyerve tashmë janë në duar të sigurta. Por nuk mundemi të japim asnjë hollësi të mëtejshme pasi cdo gjë lidhet me ruajtjen e konfidencialitetit të negociatave me Boko Haram", theksoi zëdhënësi i presidentit.
Lajmi zuri vend kryesor në shumë media prestigjoze sepse taktika e rrëmbimeve të grupit, bëri bujë ndërkombëtare. Kulmi i akteve të tyre barbare ishte marrja me forcë nga bankat e shkollës të 200 vajzave nigeriane në muajin prill.
Natën e 16-17 majit, persona të armatosur sulmuan një kamp punëtorësh kinezë në Waza, para se të vrisnin një ushtar kamerunas dhe të rrëmbenin dhjetë kinezë.
Autoritetet kamerunase akuzuan për rrëmbimin e kinezëve grupin islamik nigerian Boko Haram, lëvizje që ka ndërmarrë një kryengritje në veri të Nigerisë fqinje që prej vitit 2009.
Më 27 korrik dy sulme të ngjashme, gjithashtu atribuar Boko Haramit, përfshinë residencën lokale të zëvendëskryeministrit të ngarkuar për marrëdhëniet me Parlamentin, Amadou Ali, bashkëshortja e të cilit u rrëmbye dhe Pallatin e Sulltanit të Kolofatës, Seiny Boukar Lamine, i cili u rrëmbye gjithashtu me bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tyre./
/ec/
/Shqiptarja.com