Boko Haram godet sërish. Këtë herë, grupi ekstremist ka rrëmbyer 80 persona në Kamerun, mes tyre 50 fëmijë nga mosha 10-15 vjeç. Kjo ndodhi pas një sulmi në fshatin Mabass në veri të vendit.

“Ky është rrëmbimi më i madh i bërë ndonjëherë në Kamerun”, pohoi një ministër vendas. E gjitha kjo ndodhi pas një sulmi me armë ku mendohet të jenë vrarë të paktën 3 persona. Nga ky sulm mësohet të jenë shkatërruar edhe 80 shtëpi.

Ky sulm dhe një tjetër në Nigeri ku një kamikaz vrau 4 persona, tregojnë kërcënimin në rritje të kësaj organizate që ka për qëllim të shfarosë ata që i quan ‘të pafe’.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)