Kamerun, persona të armatosur sulmojnë një cistern greke, tetë marinarë të rrëmbyer

Kamerun, persona të armatosur sulmojnë një cistern greke, tetë marinarë të rrëmbyer

Cisterna “Happy Lady" me flamur grek e cila ndodhej e ankoruar dy milje detare nga porti “Limboh" në Kamerun, u sulmua mëngjesin e së martës nga një grup personash të armatosur të cilët më pas kanë rrëmbyer 8 prej 28 anëtarëve të ekuipazhit të saj.

Midis të rrëmbyerve pesë janë shtetas grekë prej të cilëve kapiteni i anijes 45 vjeç, zv/kapiteni 26-vjeç dhe mekaniku i dytë 38 vjeç.

Në operacionin e rrëmbimit është plagosur edhe një marinar grek, pjestar i ekuipazhit nga një rikoshet i plumbave të piratëve. Tre të rrëmbyerit e tjera janë nga Filipinet dhe Ukraina. 

Një incident i ngjashëm ndodhi në fillim të nëntorit, kur piratët sulmuan cisternën greke “Elka Aristotle” në Togo, duke rrëmbyer katër marinarë, përfshirë një 20-vjeçar Grek tëcilin e kthyen vetëm disa ditë më parë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen