TIRANE- Një konfrontim fizik mes inspektoriatit të policisë ndërtimore dhe pronarëve të disa ndërtimeve pa leje është shënuar paraditen e sotme në bashkinë e Kamzës. Pronarët e një ndërtimi pa leje kanë bërë rezistencë ndaj prishjes së godinës së biznesit të tyre duke deklaruar se po bëhen prishje selektive.

Policia e Kamzës thotë se nuk ka të plagosur, vetëm të dëmtuar lehtë si pasojë e një konfrontimi. Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje ka një muaj që është shtrirë në gjithë Kamzën. Banorët thonë se prishja e ndërtesave është selektive.

Sipas gazetarit tonë A1 Report në vendin e ngjarjes janë plagosur 2 persona. Agim Bori, kamarier i lokalit që do prishej dhe pronari i tij Genc Bori. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital Ushtarak.
(sg/shqiptarja.com)