TIRANË-Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë mëngjesin e kësaj të premteje, në një familje në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Arbërit’’ në Kamëz, ku një 35-vjeçar ka kanosur me armë gjahu kunatën e tij 34-vjeçare.
Krenar L, 35 vjeç pasi ka kanosur me armë kunatën, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, 44 vjeç. Ndërkohë ngjarja nuk mbaron me kaq pasi gruaja e 36-vjeçarit, shtetasja N. L ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunetërve të saj, F. L. dhe A. H.
Krenar L., i’u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, tip “Shotgan”, të cilën e ka me leje, ndërsa xhaxhait të tij G. L., i’u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 94 copë fishek, kalibër 7.62 mm. Shtetases A.H i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë “për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com