KAMËZ – Pronari i një pike të këmbimit dhe të transfertave të parave, u sulmua këtë mëngjes nga dy persona të armatosur, njëri prej të cilëve me armë zjarri pistoletë dhe tjetri me levë. Pronari i pikës së këmbimit valutor, Besnik LLubani, sapo kishte tërhequr një sasi parash nga një prej bankave të nivelit të dytë në qendër të Kamzës dhe po shkonte drejt dyqanit të tij, kur pranë tij u afruan dy persona dhe një prej tyre e goditi me levë dhe qytë pistolete një person të afërm që shoqëronte Llubanin, gjatë transferimit të parave në agjenci.
Për fatin e mirë të pronarit të agjencisë, personat nuk mundën të merrnin paratë, pasi shoqëruesi i tij hodhi çantën mbi çatinë e një shtëpie aty pranë.
Personi që shoqëronte pronarin e agjencisë mori një plagë të lehtë në kokë, por pas mjekimit të marrë ai ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, agresorët dyshohet se kanë qenë dy persona të veshur me uniforma pune, një prej të cilëve me ngjyrë blu dhe tjetri me ngjyrë të verdhë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Kamzës, disa persona të cilët janë pyetur në lidhje me ngjarjen.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO