KAMEZ- Një sasi prej 50 gramë lëndë eksplozive tritol është vendosur në një objekt biznesi dy katësh në qendër të Kamzës, i cili ndodhet përballë Bashkisë dhe Komisariatit të policisë.
Ngjarja u shënua mbrëmjen e së mërkurës ku në katin e parë të objektit në pronësi të Ivzi Canit shpërtheu lënda eksplozive në mënyrë të telekomanduar, ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale. Në katin e parë të ndërtesës ndodhet një bankë e nivelit të dytë, ndërsa tritoli është vendosur pikërisht në derën e bankës. Ndërsa në katin e dytë të ndërtesës ndodhet një tjetër shërbim biznesi.
Shkak i vendosjes së tritolit dyshohet të ketë qenë një konflikt për motive pronësie.

(Në foto: Ndertesa dy kateshe e cila u sulmua me tritol)
Policia e mbërritur në vendngjarje nisi hetimet ndërsa gjatë natës ekspertët mblodhën provat që do t’i shërbejnë zbardhjes së këtij akti kriminal. Gjashtë persona, së bashku me pronarin e ndërtesës janë shoqëruar në polici.
Kjo është hera e dytë që ky objekt shpërthen brenda 3 javëve. Më 22 tetor godina 2-katëshe në pronësi të Canit por që shfrytëzohet nga dy biznese, u bë shënjestër e një tjetër shpërthimi me tritol ku u shënuan dëme materiale. Ngjarja e tre javëve më parë është ende pa autor.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO