TIRANE - Dy bashkëshortët Idriz dhe Engjëllushe Pitarka janë përfshirë në një konflikt banal i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armës ndaj shtetasit Nezir Buci 55-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pasi bashkëshorti akuzonte djalin e këtij të fundit, Adriatik Buci për ngacmim ndaj gruas së tij.
Gjatë tentativës për t’u sqaruar nëri nga bashkëshortët ka qëlluar mbi shtetasin Nezir Buci me një pistoletë të tipit zaztava duke e plagosur atë në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti mësohet të ketë nisur disa ditë më parë dhe ka marrë këto përmasa sot në tentativë për t’u sqaruar.
Menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë së Institutit Buqësor Kamëz, te cilët kanë kapur në flagrancë dhe shoqëruar autorët në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Tiranë.
Policia i ka bllokuar autorëve ne vendngjarje një arme zjarri pistoletë, te cilën e mbanin pa leje, me fishek në folenë e fishekut, si dhe disa gëzhoja.
Hetimet lidhur me këtë ngjarje, janë duke vazhduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për ngjarjen, kryerjen e ekspertimeve të nevojshme, pyetjen e autorëve etj.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com