KAMËZ-Rreth orës 18:55 të kësaj të diele policia është njoftuar përmes një telefonate se një fëmijë në Kamëz po tenton të hidhet nga pallati.
 
Forcat policore janë nisur në vendngjarje por nga informacionet e njerëzve që banojnë rreth pallatit si dhe nga kontrollet nuk rezulton asnjë fëmijë ka tentuar apo është duke tentuar të hidhet.
 
Policia
Më datë 18.06.2017, rreth orës 18:55 në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një telefonatë se, në katin e 7 të një pallati në Bulevardin Blu në Kamëz, një fëmijë po tenton të vetë hidhet.
 
Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, Shiponjat si dhe janë vënë në dijeni Shërbimet zjarrfikëse.
 
Nga informacionet e marra nga bizneset përreth këtij pallati, banoreve dhe kalimtarëve, nuk ka patur asnjë person në tarracë rreth kohës së telefonatës.
 
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 po bëjnë verifikimet e nevojshme mbi telefonatën e rreme të ardhur në linjën e emergjencave civile.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com