Një turiste italiane është përfshirë në një aksident rrugor në aksin rrugor Pogradec-Lin pasditen e sotme duke gjetur vdekjen.
Elena Radaelli duke drejtuar motomjetin e saj është përplasur me një makinë në afërsi të fshatit Piskupat. Ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pas disa orësh ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të marra.
"Më datë 19.09.2023, rreth orës 15:50, në aksin rrugor "Pogradec-Lin", pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje", njofton policia.
Ndërkohë, shoferi 33-vjeçar i “Benz-it” Artan Bali është vënë në pranga, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht policia njoftoi se dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës turistja italiane Elena Radaelli e cila u përfshi në një aksident në aksin rrugor “Pogradec-Lin”. Policia njofton se është arrestuar Artan Bali shoferi i makinës me të cilin u aksidentua me motor turistja italiane.
Njoftimi i policisë
Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Turistja italiane e cila u aksidentua në aksin rrugor Pogradec-Lin për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore po transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.