Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje

Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rënë që marrin inerte në kodrat e qytetit te Mamurrasit është bllokuar prej 5 ditësh. Banoret e lagjes 'Demokracia' kanë vendosur barriera në rrugë dhe vijojnë të qëndrojnë aty përgjatë 24 orëve duke penguar lëvizjen e kamionëve.

Banoret thonë se nuk do të largohen nga rruga derisa sa problematika e tyre të marrë zgjidhje, ashtu siç ju kishte premtuar Bashkia e Kurbinit.

“Është e pesta ditë që protestojmë dhe nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Sot ka ardjur policia, e ka çuar pushteti dhe pushteti s’ka marrë asnjë masë. Na mashtroi dy herë. Një herë i lamë një muaj kohë, pastaj 1 muaj e gjysmë dhe nuk morën asnjë masë. I kemi njoftuar, kemi komunikuar në telefon, na kanë thënë mos e lëshoni më rrugën, vetë ata. Në anën tjetër çojnë policinë. I bëjmë thirrje spak të vijë të marrë në hetim të gjitha këto, duke filluar që nga ato të guroreve. Kjo është rrugë urbane që nuk lejohet të kalohet trali me 40 tonë. Kemi njerëz të sëmurë, ka një ndotje të tmerrshme pluhuri kur punojnë tralët. Ne jemi dy rrugë, ose të ikim me gjithë shtëpia prej këtu, të na heqin, ose të gjejnë rrugën të kalojë atje sipas ligjit. Do rezistojmë deri në vdekje, jemi për mbijetesë. Ne kemi të drejtë.

Jam banor i lagjes. Kamionët kanë katër vite që na janë bërë problem. Nuk është protestë në mënyrë të organizuar, ishte një shpërthim spontan, se na ka shkuar thika në palcë nga zhurma, ndotja, drudhja. Kamë kaluar 800 kamionë në 24 orë. Ka qenë autokolona 4 km nga këtu deri tek guroret. Ne kemi firmosur një peticion, banorët e lagjes, janë diku tek 80 firma. Ja kemi dërguar kryetares së bashkisë së Kurbinit dhe shefit të komisarit të policisë së Kurbinit. Në janar, protesta e parë, kryetarja e bashkisë na kërkoi 1 muaj afat për shkak se do miratonte disa leje për ti caktuar një rrugë guroreve. Pas një muaj skadoi afati nuk u bë kjo rrugë. E bllokuam sërish rrugën dhe nënkryetari i bashkisë kërkoi edhe 1 kohë afat. I dhamë 45 ditë dhe jemi sërish në protestën e tretë”, shprehen banorët.

Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është kthyer në shqetësim në këtë zonë pasi sipas banoreve po dëmtojnë rrugën, rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe krijojnë tronditje të banesave.

“Kemi bllokuar rrugën herën e parë na kanë thënë për 15 ditë. E kemi bllokuar prapë, na kanë thënë 1 muaj e gjysmë, ja kemi lënë. Pas një muaji e gjysmë dh ene kemi dalë në rrugë. Duam të drejtën tonë, nuk ka qenë rrugë tralash, ka qenë rruga e fëmijëve. Fëmija që është në gjumë çohet i trembur, çoje te spitali s’ka asgjë. I sëmuri me të meta çohet i trembur. Kam për të dalë me gjithë fëmijë të sëmurë derisa t’i heqim krejt tralët”, thotë një banore.

Këtë të hënë në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, drejtuesit e së cilëve kanë kërkuar hapjen e rrugës, por nuk ende nuk është arritur një marrëveshje dhe pritet që blutë të ndërhynë forcërisht. Ky segment rrugor, nga Droja në drejtim të aksit nacional Mamurras-Tiranë përdoret çdo ditë nga 13 kompani ndërtimi që marrim inerte në gurore për shtrimin e rrugëve apo ndërtimin e pallateve të reja.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë