TIRANE- Një kamion i ngarkuar me kondicionerë është përfshirë nga flakët e zjarrit në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 pranë mbikalimit të Rinasit në Qafë-Kashar.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga flakët e zjarrit.
 
Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po heton shkaqet e zjarrit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)