Njëri krah i aksit rrugor në Qafën e Llogarasë u bë i kalueshëm, pasi u bllokua mëngjesin e 29 majit për shkak të dëmtimit të një automjeti të tonazhit të rëndë.
Për gati tre orë aksi Orikum- LLogara u bllokua duke krijuar një radhë të gjatë automjetes, në prej më shumë se 2 km rrugë.
Ne zonë mbërritën edhe forcat e policisë së Vlorës për të bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit.
Policia bëri me dije se dyshohet që kamioni ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij u bllokua rruga.
Qytetarë, por edhe turistë që mbetën të bllokuar pranuan se pritën prej disa orësh në trafik për normalizimin e situatës së krijuar. Një turist shprehet se ai ishte nisur për të shkuar në Vlorë, teksa ngeli në trafik për shkak të bllokimit të rrugës.
“Kam më shumë se 30 minuta në trafik. Destinacion ishte Vlora. Kjo është hera e parë që unë kam ardhur në Shqipëri”, tha ai.
Ndërsa, një qytetarë tregon se vinte nga Himara kur u bllokua në trafik.
“Kemi dy orë që jemi duke pritur, e kemi lënë makinë më lart dhe erdhën këtu për të parë se çfarë është duke ndodhur. Vijmë nga Himara dhe tani jemi të detyruar të presim”, tha një pushues shqiptar.
Qafa e Llogarasë mbetet problematike, ndërsa edhe herë të tjera mjete të tonazhit të rëndë janë bllokuar disa herë në këtë aks rrugor.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.8%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
10.4%
Vota total: 578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Ndërtoi 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi në Borsh, arrestohet himarioti
22 Korrik, 11:24
-
Mero Baze: Pesë tipologjitë e sulmeve ndaj turizmit që përsëriten çdo vit
21 Korrik, 21:39
-
Bllokohen 40 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, Policia bën bilancin javor: 100 mijë lekë gjobë 13 prej drejtuesve, rrezikuan jetën e pushuesve
21 Korrik, 13:02
-
Shiste drogë në lokalet e natës në Sarandë, pranga të riut nga Tirana! U kap me kokainë në makinë
20 Korrik, 19:23
-
VIDEO/ Yjet e muzikës botërore, vajzat e grupit ‘ABBA’ shijojnë pushimet në Sarandë
20 Korrik, 18:50
-
Balla inspektim në Himarë: Bëjmë gjithçka të garantojmë paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhe
20 Korrik, 15:05
-
Vlorë/ Trafikimi i makinave luksoze me vlerë 280 mijë euro, arrestohet edhe një 33-vjeçar
20 Korrik, 14:55
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Vlorë/ Mbante armë zjarri fshehur në banesë, në pranga 30 vjeçari
20 Korrik, 12:13
-
I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 58-vjeçari në Vlorë (EMRI)
20 Korrik, 11:24
-
Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portet e Durrësit e Vlorës! Për korrikun qindra pasagjerë më shumë se vjet
20 Korrik, 09:12
-
Besnikët e plazhit në Zvërnec, italianë e kosovarë! Surprizë polakët
19 Korrik, 15:00
cdo me thene kjo qe ne trafik kane ngrecur dhe turiste???? po pse ne qe jemi per pune andej jemi dele dhe mire te na behet hajde gazetari hajde
Përgjigju