Kamionistët në Kanada kundër vaksinimit me detyrim: Qeveria na ka shuar shpresën! Duam të jemi të lirë

Vaksinimi i detyrueshëm për drejtuesit e kamionëve që kalojnë kufirin SHBA-Kanada masë e re e vendosur nga qeveria kanadeze ka shkaktuar një revoltë të përmasave të mëdha në Kanada. Një kolonë e madhe kamionësh e quajtur Konvoji i Lirisë pasi ka udhëtuar një javë në të gjithë Kanadanë duke protestuar për detyrimin e pajisjes me certifikata vaksinimi ka mbërritur në kryeqytet, Ottava.

Të revoltuar me masën e re të vendosur nga qeveria liberale e kryeministrit Justin Trudeau në fillim të këtij muaji, një bashkim i kamionistëve dhe grupeve konservatore filloi të organizojë lëvizjen që filloi në Kanadanë perëndimore.

Por shumë shpejt kjo lëvizje përmes rrjeteve sociale dhe pamjet të bëra publike tërhoqi vëmendjen e njerëzve jashtë kufijve të Kanadasë edhe me mbështetjen e Joe Rogan, Donald Trump Jr - djali i ish-presidentit amerikan dhe komediani britanik Russell Brand.

Protestuesit planifikojnë të qëndrojnë në qendër të Otavës pranë Parlamentit Hill për të gjithë fundjavën dhe kërkesat e tyre janë rritur nga ndryshimi me detyrimin e certifikatës së vaksinës kufitare në përfundimin e të gjitha detyrimeve për certifikatë vaksinimi në mbarë vendin.

"Ne duam të jemi të lirë, duam të kemi përsëri zgjedhjen tonë dhe duam shpresë - dhe qeveria e ka hequr atë" - thotë për BBC-në Harold Jonker, një shofer kamioni dhe pronar i një kompanie kamionësh.

Kolona ka qenë paqësore ndërsa kalonte nëpër qytete dhe qytete kanadeze dhe policia e Otavës ka thënë se janë në kontakt me organizatorët, të cilët kanë qenë bashkëpunues.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion