Kamp refugjatësh në Shqipëri? Kryeministria për Report Tv: Asgjë nuk është e vërtetë

Në Shqipëri ditët e fundit është hapur një debat rreth mundësisë së ngritjes së një kampi refugjatësh për ti frenuar ata të kalojnë tranzit nga vendi ynë në drejtim të BE. Deklaratat e kryeministrit të Danimarkës ku ai shprehet se po diskutohet në BE rreth mundësisë së një kampi jashtë territorit të vendeve të BE, larg influencave të trafikantëve, është interpretuar në shumë media se kemi të bëjmë me një kamp që pritet të ndërtohet në Shqipëri. Gazeta franceze “Le Monde” shkruante pak ditë më parë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE si Shqipëria dhe Kosova.

Por, qeveria shqiptare ka mohuar lajmin se në vendin tonë mund të ndërtohet një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme apo Afrika Veriore. Burime zyrtare për Report TV nga qeveria pohojnë se nuk ka asnjë plan konkret për kamp refugjatësh në Shqipëri. “Nuk ka asnjë plan konkret për kamp refugjatësh në Shqipëri. Historia e stisur po aq sa ajo e luftëtarëve të ISIS” është shprehur një burim qeveritar. Po ashtu i njëjti burim, sipas gazetares Esiona Konomi ka theksuar se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë çështje e cila ka nisur të trumbetohet nga opozita. Javën e shkuar kreu i PD Lulzim Basha i pyetur për këtë çështje deklaroi se “Një dimension i tillë kapërcen kufijtë e vendit tonë, natyrisht nuk mund të jetë kurrsesi një vendim i vetëm një personi”.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Reuters po për këtë çështje ka publikuar një artikull ku thekson se numri i emigrantëve që mbërrijnë në Greqi janë duke u përpjekur të arrijnë Evropën Perëndimore nëpërmjet Shqipërisë. Numri i tentativave për të kaluar nga Shqipëria është rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit thuhet në shkrim. Hyrja në Kroaci, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi fqinj, mbetet modeste krahasuar me vitin 2015 në Maqedoni, Serbi dhe Hungari, por po rritet me shpejtësi. Duke cituar autoritetet shqiptare Reuters thotë se 2,311 emigrantë u ndaluan gjatë pesë muajve të parë të vitit 2018, ndërsa vetëm 1,000 u ndaluan gjatë gjithë vitit 2017.

Europa ndodhet përballë një krize të re përsa i përket strehimit të refugjatëve, pasi disa vende nuk kanë respektuar marrëveshjen për kuotat e pranimit. Një gjë e tillë ka sjellë vendimin e fortë nga Italia mbrëmjen e djeshme për të bllokuar një anije me mbi 600 emigrantë. Qeveria e re italiane ka vendosur në zbatim premtimin e fushatës. Anija nuk është lejuar që të ankorohet, ndërsa ministri Salvini u shpreh Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë, ndërsa Malta nuk mund të refuzojë kërkesën. Anija me emigrantët vijon që të jetë në det të hapur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NINA: 11/06/2018 13:37

    NUK E BON KURRE KYKRYEMINISTER.

    Përgjigju
  • Kafsha: 11/06/2018 10:24

    Vendet që kanë koloni të tyre në të gjithë rruzullin, pra kolonizatorët danezë, holandezë, spanjollë, portugezë, francezë, anglezë etj, ti ndërtojnë atje këto kampe, si dhe sa të duan. Kanë toka të pabanuara që i kanë pushtuar qindra vjet përpara. Atje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive