Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri të ditur detaje nga menaxhimi i këtyre dy qendrave të pritjes së emigrantëve, gjithashtu dhe kostot që kushtojnë Italisë.
Gjithashtu MediHospes do të jetë shoqëria, e cila do të ndjekë të gjithë procedurën e menaxhimit të strukturave, transporti do të kryhet nga anije e marinës italiane, Guardia Di Finanza, e kështu me radhë dhe që Ministria e Brendshme gjithashtu ka shpallur edhe një garë për sa i përket shpenzimeve të transportit që arrijnë shifrën 13.5 milion euro, por sigurisht edhe për sa i përket situatës në Detin e Kuq apo në Detin Mesdhe do të shohim mundësinë e trajtimit të këtyre emigrantëve nga anijet e marinës Italiane.
Protokolli parashikon shpenzime prej “670 milionë euro për 5 vjet, 134 milionë në vit”, të cilat, shtoi ajo, “korrespondojnë me 7,5% të shpenzimeve që lidhen me pritjen e emigrantëve në territorin kombëtar: ne jemi të bindur se këto burime nuk duhet të konsiderohen si burime shtese sepse emigrantët që do të vijnë në Shqipëri gjithsesi do të priteshin në Itali, ku sigurisht që kanë kosto, e dyta ne mendojmë se elementi kryesor i dobishëm i kësaj marrëveshje është se mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët që të mbërrijnë në brigjet tona, pra në brigjet e Europës dhe gjithashtu mund të jetë edhe instrument për të kundërshtuar dhe për të luftuar edhe trafikun e qenieve njerëzore nga organizatat kriminale, çka përkthehet gjithashtu edhe në një reduktim të kostove apo të shpenzimeve.
Pra, faktikisht këtë vit kemi arritur edhe një ulje prej 60% të emigrantëve të paligjshëm që kanë mbërritur në brigjet italiane dhe si për rrjedhojë edhe kostot janë ulur, shpenzimet janë ulur. Pra ne nuk është se po bëjmë kosto, ne po bëjmë një investim.
Krahas kësaj duke bërë një përllogaritje të shpejtë, me kapacitetin e këtyre qendrave duke patur parasysh faktin e atyre emigrantëve, pra që nuk priten në Itali, atëherë në Itali do të kursejmë rreth 136 milion euro.
Pyetje: Do doja të pyesja kryeministren Meloni se përse nuk i ka kushtuar fondet për realizimin e kësaj marrëveshjeje për sektorin e shëndetësisë?
" Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni: I jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Sigurisht që burimet që do të përdoren në Shqipëri për menaxhimin e fluksit migrator të emigracionit sepse këtu përpiqemi që ta zgjidhim këtë problem ndërsa përdorimi i këtyre fondeve në sektorin e shëndetësisë është diçka që nuk mund ta zgjidhë këtë problematikë dhe gjithashtu, burimet që më janë kërkuar janë përdorur pikërisht për të zgjidhur diçka që ma kanë kërkuar edhe qytetarët italianë, pra janë burime të shpenzuara për të zgjidhur një problem dhe do të doni të dini se cilat janë shpenzimet që mund të përdoreshin për shëndetësinë? 17miliardë euro në mashtrimet e superbonus. Pra, para që ishin të destinuara për të sëmurët, por që kanë përfunduar në xhepat e mashtruesve.
Pra, në qoftë se unë do të kisha ato 17miliardë euro, nuk po them ato 200 miliardët për bonusin në sektorin e ndërtimit por thjesht 17 miliardë eurot e mashtrimit. Sigurisht që unë këto burime financiare do t’i kisha përdorur për sektorin e shëndetësisë dhe këtu është e gjitha" tha Meloni.
Lajmi kryesor: