Kampet e refugjatëve në Afrikë, Macron: Ja si mund të funksionojnë
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë për BBC se planet e BE për të ngritur qendra pritjeje të emigrantëve në Afrikën e Veriut nuk do të funksionojnë nëse trajtimi i rasteve të tyre nuk do të bëhet nga po ato vende.
Presidenti francez Emmanuel Macron
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë për BBC se planet e BE për të ngritur qendra pritjeje të emigrantëve në Afrikën e Veriut nuk do të funksionojnë nëse trajtimi i rasteve të tyre nuk do të bëhet nga po ato vende.
Macron tha gjatë një vizite në Nigeri, se shumë vende afrikane janë të shqetësuara se qendra të tilla do të shërbejnë si një faktor tërheqës për emigrantët. Asnjë vend afrikan sidoqoftë nuk ka pranuar ende ngritjen e qendrave të tilla, pavarësisht se liderët e BE ranë dakord të shqyrtojnë idenë gjatë samitit të fundit të tyre.
Macron tha se Evropa do të përballet me emigracionin nga Afrika për dekada të tëra, për shkak të asaj që ai e quajti një problem themelor i rritjes së paplanifikuar të popullatës në Afrikë.
Ai është kritikuar pasi të njëjtën tezë e ka shprehur edhe më herët, me disa zëra që e akuzonin atë për përsëritje të retorikave koloniale. Sidoqoftë ai tha se BE nuk mund të marrë vendime në emër të vendeve afrikane.
Macron tha se prioriteti kryesor i tij ishte dekurajimi i njerëzve që të ndërmarrin rrezikun e cmendur për të arritur në Europë përmes detit. Më shumë se 100 vetë janë mbytur dhe mbi 100 të tjerë raportohen të zhdukur pasi anije me emigrantë u mbytën në dy incidente të ndara gjatë javës së shkuar.
Më shumë se 1 mijë vetë kanë humbur jetën në përpjekjen për të kaluar Mesdheun, këtë vit ndërkohë që janë 56 mijë emigrantët që kanë hyrë në Europë nga janari e deri më tani.
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.4%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3286
Lajme të tjera
-
Macron i ofron ishullit të Korsikës autonomi pa të drejtë shkëputje nga Franca
29 Shtator, 08:29
-
Si është marrëdhënia midis mbretit Charles III dhe Macron?
20 Shtator, 16:45
-
Mediat franceze fokusohen në 'rinovimin' e marrëdhënieve Britani-Francë
20 Shtator, 16:32
-
Mbreti Charles III dhe Camilla vizitë 3-ditore në Francë
20 Shtator, 16:02
-
Macron: Ambasadori francez po mbahet peng në Niger
16 Shtator, 14:10
-
Rritet numri i viktimave shkon në 2500! Macron ofon 5 mln €, Maroku s’pranon ndihmën franceze
11 Shtator, 14:36
-
21 shtete heqin zyrtarisht dorë nga dollari amerikan
9 Shtator, 13:18
-
Unioni Afrikan edhe formalisht i bashkohet G20-ës si anëtar i ri në Nju Delhi
9 Shtator, 10:15
-
Afrikë/ Udhëheqësi i juntës ushtarake në Gabon betohet si president i vendit
4 Shtator, 16:32
-
'Plas' mes Romës dhe Parisit! Ish-kryeministri italian: Ishin 81 pasagjerë në avionin civil që u rrëzua nga raketa franceze në ’82 në përpjekje për të vrarë ishin Gadafin (FOTO)
2 Shtator, 18:00
-
Medvedev: Biden, Scholz, Macron dhe Meloni janë bashkëpunëtorë të nazistëve
2 Shtator, 15:48
-
Zelensky: Moska po demonstron dobësi duke krijuar kaos në Afrikë
1 Shtator, 15:31