Liverpool fitoi lehtësisht sfidën kundër Watfordit me një rezultat të thellë 5-0 ku shënuan dy herë Mane, dy herë Van Dijk dhe një herë Divock Origi. Liverpool vazhdon akoma të jetë e pamposhtur në shtëpinë e saj, skuadra londinëze numëron plot 33 sfida të fituara në shtëpi.
Chelsea fitoi ndaj Tottenham Hotspur pas një sfide plot emocione. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Ishte goli i Pedro ai i cili do të kalonte ‘blutë’ në avantazh pas një goli të shënuar në minutën e 57'. Chelsea zhvilloi shumë kundërsulme po nuk arriti të gjejë portën e Tottenham. Do të ishte autogoli i Trippier në minutën e 85-të ai i cili do të dyfishonte rezultatin në sfidën e luajtur në “Stamford Bridge”.
Arsenali shkëlqeu në sfidën kundër AFC Bournemouth Ajo shënoi plot 5 gola ndërsa pësoi një për një pakujdesi të mbrojtjes. Për skuadrën e arsenal shënuan Ozil, Koscielny, Mkhitaryan, Laccazette dhe , Aubameyangndërsa për skuadrën mike shënoi Lys Mousset
Manchester City nuk arriti të gjejë më shumë se një herë portën e West Hamit. Goli u shënua nga një 11 metërsh i realizuar në gol nga Sergio Aguero në pjesëne dytë.
Manchester United fitoi me një rezulat të thellë 1-3 ndaj Crystal Palace. Dy gola u shënuan nga Romelu Lukaku ndërsa Ashley Young shënoi golin që do të vuloste sfidën.