Kampionati Ballkanik i ‘bodybuilding’ në Gjirokastër, sportistë nga 16-60 vjeç garojnë në 9 disiplina të ndryshme

Qyteti i Gjirokastrës mirëpriti Kampionatin e Parë Ballkanik të Natyral Bodybuilding, ku garuan 27 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia e vende të tjera të rajonit. Gara u zhvillua për 9 kategori te ndryshme të bodybuilding natyral si dhe fitness. Pjesëmarrësit e Natyral Bodybuilding nuk përdorin steroide apo substanca ndihmëse për të patur një trup të bukur dhe sportiv.

“Kam fituar 4 herë kampionatin shqiptar, pres herën e pestë. Gjithashtu edhe ballkanikun. Është hera e gjashtë që marr pjesë në këtë garë, m’u duk e fortë, ka konkurencë. Për këtë garë më shstë dashur një vit përgaditje. Pres të fitoj. Është përgaditje e vështirë, sepsë është vështirë ta arrish pa suplemente,”- u shpreh  Antonio Paloka.

Në garë morën pjesë sportistë të grupmoshës nga 16 deri në 60 vjeç.

“Në këtë garë sportive konkurojnë garuesit nga mosha 16 vjeç deri në 60 apo 70 vjeç. Unë konkuroj për moshën 60 vjeç. Ky është sporti më i bukur, sepse të mban gjithmonë të ri. Edhhe në moshën 60 vjeç të duket trupi si djalë i ri”, u shpreh Nikollaq Muço.

Në këtë Kampionat Ballkanik nuk munguan edhe vajzat.

“Nuk është hera e parë që marr pjesë dhe fitoj. Është kthyer në një pasion që e dua shumë edhe do e ndjek edhe në vazhdim. Do ti përkushtohem siç iu kam përkushtuar edhe sportit bodybuilding natyrl duke u për[jekur me bërë më të mirën nga vetja dhe duke kërkuar me shumë dëshirë rritjen e numrit të femrave që lijdesen për veten duke u marr me  një sport, pse jo edhe me bodybuilding,”- Oriela Trako.

Në fund të aktivitetit do të mbahet edhe ceremonia fituese ku do të ndahen çmimet.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave